Krstiq: Është me rëndësi kyçe që Kfor-i të marrë një rol më të madh në kontrollimin e situates

Milan Krstić

Docenti i Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, Millan Krstiq, vlerësoi sot se, duke marrë parasysh ngjarjet e fundit në Kosovë, tani është e një rëndësie kyçe që Kfor-i të marrë një rol më të madh në kontrollimin e situates, por edhe që vendet e BE-së që qëndrojnë pas Marrëveshjes së Brukselit t'i dërgojnë një mesazh të qartë Prishtinës se do të vuajnë sanksionet për shkak të mosrespektimit të saj, si dhe shkeljen flagrante të të drejtave njerëzore të serbëve në Kosovë, njofton sot Serbia.

"Duhet të presim një përfshirje më të madhe të KFOR-it dhe shpresojmë që ata të shohin se është e nevojshme që të përfshihen më shumë. KFOR-i dhe EULEX-i tani janë më të përfshirë se sa para largimit të serbëve nga institucionet, por duket se ata ende po përdorin taktika, se nuk duan t'i dërgojnë mesazh Prishtinës se po e marrin situatën nën kontroll,por shpresoj se do të ndryshojë", tha Krstiq për Tanjug.

Ai ka vlerësuar se është e nevojshme që ,për hir të sigurisë, së serbëve të plotësohet sa më parë vakuumi që u krijua pas largimit të serbëve nga institucionet dhe që, siç tha ai, ishte provokuar nga veprimet e Albin KIurtit në muajt e fundit.

"Pikësëpari, Kfor duhet të ketë një rol më të madh,për të siguruar siguri më të madhe për serbët në mënyrë që të parandalojnë Rosu dhe forcat e tjera të sigurisë të Prishtinës që të përpiqen të provokojnë një konflikt të mundshëm të armatosur rreth barrikadave në dhe të tentohet ta transportojë me forcë të arrestuarin Dejan Pantiq nga Jarinja në Prishtinë", ka thënë Krstiq.

Krstiq shton se këto janë situata të mundshme në të cilat mund të ndodhë përshkallëzimi.

"Nga ana tjetër, përveç përfshirjes më të madhe të KFOR-it, është e nevojshme që Perëndimi të angazhohet më qartë në dërgimin e mesazhit në Prishtinë dhe kërcënimin eventual të disa kundërmasave nëse Kurti dhe institucionet e tij vazhdojnë me shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut, siç është ndalimi i patriarkut për të vizituar Patriarkanën e Pejës, që është rasti i fundit, por jo i vetmi në një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut të serbëve në Kosovë", thekson Krstiq.

Prej shembuj ai përmend edhe formimin e bazave ilegale në veri të Kosovës, të cilat, thotë ai, po ndryshojnë strukturën etnike. 

"Dhe e gjithë kjo ndodhi deri në incidentet e fundit specifike të arrestimit të serbëve pa arsye specifike dhe veçanërisht njoftimi se Komuniteti i Komunave Serbe nuk do të konstituohet kurrë dhe në fakt ajo  është e garantuar me Marrëveshjen e Brukselit, garantues i së cilës ishin përfaqësuesit e BE-së. Është në dorën e tyre që të thonë se janë garantues i asaj marrëveshjeje, se qëndrojnë pas saj dhe se ata që nuk e respektojnë marrëveshjen do të kenë sanksione konkrete", ka përfunduar Krstiq.