Kryetari i Këshillit Kombëtar të Goranëve në Sërbi: Goranët egzistojnë prej më shumë se tetë shekujsh
Kryetari i Këshillit Kombëtar të pakicës gorane në Sërbi Amir Kajkush ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në trojet e Gorës së sotme, goranët jetojnë prej më shumë se tetë shekujsh nën këtë emër ku dhe sot përdoret për të ruajtur identitein e vet.
Kajkush ka folur për Kosovo onlajn, fill pas publikimit të lajmit nga Agjencia Bullgare e Lajmeve BTA për vizitën e zv.presidentes bullgare Iljana Jotova në Kosovë në vendet ku sipas saj, jeton komuniteti etnik bullgar ku me këtë rast ajo kërkoi të përfitojë statusin e pakicës dhe ku Sofja kërkon që goranët të njihen zyrtarisht si minoritet bullgar në Kosovë.
Kajkush thekson se një prej arsyeve për formimin e Këshillit Kombëtar të Goranëve në Sërbi ka qenë kryesisht ruajtja e identitetit të vet shumëshekullor dhe të tregojë faktin e rëndësishëm të egzistencës së tyre prej tetë shekujsh në bazë edhe të të dhënave historike.
Rreth kësaj egzistojnë dokumente të shkruara ku përmenden goranët, shprehet Kajkush.
“Për rjedhojë theksoj qëndrimin e Këshillit Kombëtar se goranët kanë jetuar në zonën e Gorës së sotme për më shumë se tetë shekuj me këtë emër, i cili përdoret edhe sot. Pra, goranët apo goranci, janë në fakt ata që nuk e kanë ndërruar këtë emërtesë” ka thënë ai.
I vetëdijshëm se ka pasur, ka dhe do të ketë përpjekje për asimilimin e goranëve, Kajkushi thotë se për këtë arsye me një grup entuziastësh për herë të parë në histori, u dakordësua formimi me sukses i Këshillit Kombëtar të Goranëve në Sërbi.
Ky këshill mbi të gjitha, në kuadër të së drejtave ligjore, mbron të drejtën e gjuhës, arsimit, identitetit dhe kulturës, traditës dhe zakoneve, e për rjedhojë të gjitha të drejtat e goranëve, në të gjitha fushat ku ata mund t’u kërcënohen.
0 komentet