Sofja zyrtare goranët e Kosovës sërish i trajton si bullgarë  

Ilijana Jotova
Burim: Twitter

Zv.presidentja e Bullgarisë Iljana Jotova ka vizituar Kosovën në rajonet ku siç bën të ditur Agjencia Shtetërore e Lajmeve BTA, jeton komuniteti etnik bullgar dhe sërish ka kërkuar që ky komunitet të fitojë statusin e pakicës, transmeton Beta.

Sipas të dhënave nga BTA, komuniteti bullgar në Kosovë numëron sot 15.000 njerëz ku jetojnë në 20 fshatra të Komunës së Dragashit, 18 fshatra në Komunën e Prizrenit dhe në 20 fshatra në komunat e Shtërpcës dhe Rahovecit.

Qysh kur Kosova shpalli pavarësinë e njëanshme ku Bullgaria ishte nga të parat që e njohu si shtet, Sofja ka kërkuar që goranët të njihen zyrtarisht si pakicë bullgare në Kosovë. Prej vitit 2012 goranët, Sofja sipas të dhënave të mediave me procedurë të përshpejtuar u ka ofruar atyre shtetësi nëse deklarohen me origjinë bullgare.

Jotova në Kosovë është takuar edhe me përfaqësuesit e shoqatës joqeveritare Bashkësia e Bullgarëve të Kosovës me seli në Gornji Krstac dhe kjo shoqatë siç bëri të ditur dje DPA, “merret kryesisht me zhvillimin aktiviteteve kulturoro-edukative mes bullgarëve myslimanë në rajonin e Goras".

Jotova është takuar dhe me anëtarët e shoqërisë arsimtare të bullgarëve në Zhupa në rajonin e Podgorës.

Organizata e unitetit të bullgarëve të Kosovës në vitin 2018 ka paraqitur kërkesë që në Kosovë të njihet minoriteti bullgar dhe kjo kërkesë është dërguar në parlament në Prishtinë.

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë më herët Jotova është takuar me presidenten kosovare Vjosa Osmani ku tema e bisedës dhe diskutimi ka qenë i përqëndruar në "statusin e shtetasve të Kosovës me identitet bullgar qëllimi i të cilëve është përfitimi i statusit si komunitet për të qenë anëtarë në Këshillin Kombëtar të Pakicave në Kosovë, e më pas të funksionojë shkolla bullgare gjatë fundjavës" shkruan BTA.

Jotova shprehet se mori garanci se kërkesa e saj do të merret në konsideratë në parlamentin kosovar pas konsultimeve me Këshillin për Çështjet Etnike dhe kryeministrin Albin Kurti.

"Osmani përsëriti propozimin që kishte bërë më herët gjatë vizitës së saj në Sofje që bullgarët të kenë një përfaqësues në Këshillin Kombëtar të Minoriteteve, i cili do të marrë pjesë në punën e këshillit në cilësi joformale derisa procedurat të jenë në zhvillim e sipër” ka thënë Jotova.

Kjo është shenjë e dashamirësie e këtij shteti multietnik siç është Kosova me çështje delikate, ka thënë Jotova.

BTA shkruan se me zv.presidenten janë takuar "bullgarë të Kosovës të diplomuar në universitetet bullgare apo dhe me ata që ende studiojnë në Bullgari", duke shtuar se Bullgaria u ofron të rinjve nga Kosova mundësinë për t’u arsimuar në arsimin e lartë dhe për të mësuar gjuhën. Vetëm vitin e kaluar fakultetet bullgare, kanë kanë pranuar 42 studentë nga Kosova.