Kurti: Kushdo që shkel ligjin do të ndalohet, rasti i Igor Popoviqit nuk bën përjashtim
Kryeministri i Kosovës në mandatin teknik Albin Kurti ka thënë sot se sundimi i ligjit është themelor për Kosovën dhe se kushdo që shkel ligjin dhe rendin, do të ndalohet dhe se rasti i Igor Popoviqit nuk bën përjashtim.
“Rasti i Igor Popoviqit nuk bën përjashtim. Në përputhje me të gjitha standartet e të drejtave të njeriut. Deklarata e presidentit të Sërbisë Vuçiq që e dha më 20 korrik, ishte kërcënuese dhe tërësisht e papranueshme. Kur një president dhe komandant i forcave të armatosura jep deklarata të tilla, kjo tregon se Sërbia përhap tension dhe gjuhë urrejtjeje në rajon. Deklarata e Igor Popoviqit gjithashtu inkurajoi urrejtje dhe tension. Ato paraqesin rrezik për sigurinë në Ballkan pasi vijnë nga drejtues që kontrollojnë aparatin e sigurisë” ka thënë Kurti.
Ky i fundit theksoi se Kosova nuk do të tolerojë gjuhën e urrejtjes.
“Sot Sërbia nuk kërkoi falje pasi tentoi të mohonte viktimat dhe këtë e bën në aleancë me Federatën Ruse. Tentojnë që sërish të shkruajnë historinë dhe të përzihen në gjërat e brendshme të Kosovës me ndihmën e proçedurave të sigurisë. Strategjitë e përhershme destabilizuese do të marrin përgjigjen e merituar. Lideri i fqinjit verior jo vetëm që organizon dhe mbështet aktivitete të tilla, por instrumentalizon grupe terroriste. Ju kujtoj se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, u udhëhoq prej kriminelit kryesor dhe bashkëpunëtor i afërt i Vuçiqit, e më pas sulmi në kanalin e Ibar-Lepencit dhe kërcënimet e vazhdueshme prej shtetarëve të Sërbisë” ka thënë Kurti.
Ky i fundit ftoi qytetarët e Kosovës që të shmangin rrugët përmes Sërbisë sepse ka shenja për provokime.
“Kosova kërkon ekstradimin e Radoiçiqit dhe anëtarëve të tjerë të këtij grupi terrorist, por presidenti i Sërbisë nuk ka ndërmend t’a ekstradojë. Kosova nuk do të tolerojë asnjë formë normale të gjuhës së urrejtjes. Ne nuk i trembemi retorikave të Vuçiqit, mbrojmë ligjin, rendin dhe demokracinë. Vuçiq në Sërbi mund të flasë me retorikën e Millosheviqit, por që në Kosovë ajo kohë kurrë nuk do të kthehet. Për të kërcënuar një popull dhe një shtet, dërgon një funksionar siç është Igor Popoviq për të përhapur përçarje dhe kjo është fytyra e vërtetë e Sërbisë. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Sërbisë sepse kemi informacione se ata mund të jenë të rrezikuar. U bëj thirrje qytetarëve që të jenë të qetë, të ruajnë unitetin dhe paqen. I bëj thirrje BE, Nato dhe bashkësisë ndërkombëtare të reagojnë me vendosmëri ndaj kërcënimeve të Vuçiqit, këto nuk janë veçse deklarata, por një pjesë e mirë e fushatës së organizuar për të provokuar Kosovën”, ka thënë Kurti.
Për Policinë Kosovare
“Policët e Kosovës u shërbejnë qytetarëve pa dallim. Qytetarët në Veri kanë gjetur punë përmes masave të Qeverisë në katër komuna të veriut të Republikës sonë. Vijon proçesi i verifikimit të diplomave dhe bëhet fjalë për lehtësirat për punësimin nga radhët e komunitetit sërb dhe derimë tani janë verifikuar 430 diploma të tilla. Edhe një herë konfirmojmë se pavarësisht kërcënimeve, Republika e Kosovës do arrijë të ruajë sovranitetin e shtetit, rendin ligjor, paqen dhe sigurinë” tha Kurti.
Për Kuvendin
Kurti foli dhe për krizën politike në Kosovë duke kujtuar se nesër mbush katër vite e tre muaj qysh kur u bë kryeministër.
“Akoma nuk kemi Kuvend dhe shpresoj tek marrëveshja. Asnjë parti nuk ka vota aq sa ka Vetvendosja. Nevojitet që të gjithë të marrëveshohen, zgjedhja e kryetarit është veçse një pjesë e këtij proçesi. Të gjithë duhet të votojnë, por ja për të 50 herë nuk mundëm që të dakordësohemi. Ligjërisht u votua kundër, por nëse nuk votoni në përgjithësi, shkelni ligjet. Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur se çfarë do të bëhet nëse skadon afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit. Adresa nuk është gjykata, por marrëveshja mes partive. Tashmë nuk e di se çfarë do bëhet. Askush nuk e di” tha Kurti.
0 komentet