Igor Popoviqit i’u caktua masa e paraburgimit 30 ditor për deklaratën që dha për UÇK në përkujtim të viktimave në Rahovec
Burim: Kosovo Online
Ndihmës drejtori i Zyrës për K&M Igor Popoviq i cili u ndalua në Bërnjak për deklaratën që dha për UÇK në përkujtim të viktimave sërbe në Rahovec, i’u caktua masa e paraburgimit 30 ditor.
Popoviq u ndalua mbrëmjen e të premtes ndërsa dje i‘u caktua masa e arrestit 48 orësh në polici.
Sot me pranga në duar u soll në gjykatën e Prishtinës. Seanca dëgjimore e Popoviqit para Gjykatës Speciale në Prishtinë, zgjati 1 orë e gjysmë.
komentet