Kush është Evi Kokalari lobistja shqiptare e cila i fshihet ligjit të SHBA

Evi Kokalari Fejsbuk
Burim: Facebook/Evi Kokalari

Në SHBA operojnë numër të madh lobistësh shqiptarë të cilët do të donin të influenconin në politikën amerikane në favor mbi të gjitha për shqiptarët kosovarë, e ndër ta veçanërisht theksohet Evi Kokalari, për të cilën mediat amerikane thonë se është e afërt e ish kryeministrit shqiptar Sali Berisha i cili është nën sanksion nga Uashingtoni, ashtu sikurse është lobiste e cila nuk rezulton e regjistruar në përputhje me ligjin.

Kokalari, amerikane me origjinë shqiptare, organizoi aksione për mbledhjen e fondeve në favor të figurave nga Partia Republikane ndërkohë që njëkohësisht promovonte interesat e politikanit të sanksionuar Sali Berisha çka shkaktoi shqetësim mes ekspertëve ligjorë dhe etikë, konstatohet në sajtin “The Beast“.

Tani përmes rrjeteve sociale me gjithë shpirt lobon për kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe praktikisht udhëheq fushatën kundër çdokujt që në çdo mënyrë shprehet pozitivisht për Sërbinë dhe sërbët.

Në periudhën mes dy cikleve zgjedhore, Evi Kokalari-e cila ndonjëherë përdor mbiemrin e ish bashkëshortit të saj Angelakis-kaloi nga ndërmjetëse e pasurive të paluajtshme në Kuins përfshirja e të cilit në politikë nuk u shtri kurrë përtej disa materialeve dhe fushatave lokale, në xhet-set.

Në të njëjtën periudhë, në nisje nga viti 2019, në rrjetet sociale mediale shfaqet me Erik Tramp, ish-sekretarin e Shtetit Majk Pompeo, Ilir Metën, në atë kohë president i Shqipërisë dhe Juri Kim ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri.

Postimet treguan se vizitonte rregullisht atdheun e vet Shqipërinë dhe destinacione si Londra, Bahamas dhe Turks dhe Kaikos.

Qasja e saj me politikanët amerikanë i mundësoi asaj që në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri të propagandojë narrativë që fajëson miliarderin liberal Xhorxh Soros për sanksionet amerikane ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, të cilin Departamenti i Shtetit e shpalli person non grata për korrupsion.

Pas takimeve të saj me disa republikanë nisi që nga radhët e tyre të ripërsërisë qëndrimet e tyre për medemek persekutimin e Berishës, ndërsa Kokalari në internet pretendoi se kishte rekrutuar shumë anëtarë të Kongresit për kauzën e saj kundër Sorosit.

Por njëkohësisht kur profili i saj si në vendin amë dhe në vendet e tjera u rrit dhe ndërsa stili i saj i jetesës është bërë gjithnjë e më i dukshëm, të dhënat publike dhe deklaratat e saj tregojnë se biznesi i saj i vogël i pasurive të paluajtshme dhe qiradhënies ka dështuar, shtoi sajti në fjalë. Mediat shqiptare kanë vënë në pikëpyetje sesi eksperti dhe aktivisti i sapoformuar i financon faturat e udhëtimit dhe aktivizmin e pandërprerë dhe pyesin nëse fondet kanë ardhur nga Berisha dhe mbështetësit e tij.

Ekspertët për rregulloret amerikane rreth lobimeve kanë shprehur të njëjtin shqetësim.

"Fakti që sigurisht shkaktoi çështje shtesë për mua" ka thënë Xhoshua Rozenshtajn, avokat në firmën Sandler Reif Lamb Rosenstein & Birkenstock.

Rozenshtajn ashtu sikurse të gjithë ekspertët ligjorë që “Daily Beast” konsultoi për këtë histori, theksoi se pyetja kryesore është nëse Kokalari përmbushte kriteret për t'u konsideruar si agjente e faktorit të huaj sipas Aktit federal për regjistrimin e agjentëve të huaj. Për këtë kyçe është nëse Kokalari ka marrë ndonjëherë kompensim për punën e saj dhe nëse ka punuar nën drejtimin apo kontrollin e një faktori tjetër të huaj.

"Nëse ajo fluturon vazhdimisht mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe kthehet këtu për të lobuar në emër të Berishës dhe nëse paguhet nga ai ose partia e tij, duhet të regjistrohet" tha

Xhejms Turber profesor i drejtësisë.

Turber theksoi se Kokalari përdor “zonën gri”.

Në bisedë për “Daily Beast”, Kokalari ka hedhur poshtë pretendimet e mediave shqiptare dhe ka insistuar në atë se kurrë nuk ka pranuar asnjëherë asnjë formë kompensimi, honorari apo pagese për çfarëdolloj aksioni që ka bërë.

Megjithatë, ajo refuzoi të ofronte detaje për atë se si pagoi për aktivitetet e veta.

“Nuk kam çfarë të raportoj në Ministrinë e Drejtësisë. Nëse mendoni se pjesëmarrja ime në politikë në Amerikë ka të bëjë me Shqipërinë, po e humbisni logjikën” tha ajo.

“Shpërthimi surprizues agjitator” dhe udhëtimet e panumërta përkuan me kohë të vështira në sektorin e pasurive të paluajtshme në Nju Jork, kur për shkak të pandemisë kompania e saj “Golden Key Realty” u mbyll.

"Turizmi në Nju Jork ka vdekur, ndërtesat e zyrave janë mbyllur. Është e vështirë të mbijetosh tani," tha ajo në një deklaratë.

Disa muaj më parë, kompania e saj mori hua 40,000 dollarë nga Programi i Mbrojtjes së Pagave për të kapërcyer krizën në fillim të vitit 2021, Kokalari mori huanë 20,833 dollarë përmes programit në emrin e saj.

Kokalari pranoi për "Daily Beast" se nuk i kishte përditësuar listat në ueb faqen e ndërmarrjes së saj për gati tre vjet prej fillimit të pandemisë.

Duket se herën e fundit ndërmjetësoi shitje të madhe pasurish në janar 2019.

Kokalari insistoi se firma e saj vijoi të punonte dhe pas kësaj date, ndonëse refuzoi të jepte data dhe adresa.

Burimet nga sektori i pasurive të paluajtshme, megjithatë, thonë se egzistojnë pak prova rreth aktiviteteve të firmës së saj ndërsa Bordi për pasuritë e pajuajtshme në Nju Jork deklaroi se pezulloi anëtarësimin e saj në qershor të 2021 si pasojë e mospagesave të anëtarësisë.

Aktivitetet lobuese u shtuan pasi kompania e saj ngeci dhe u portretizua gjithashtu si anëtare e komitetit të financave për fushatën e Donald Tramp, çka nga ai organ u mohua.

Kokalari refuzoi të komentonte përgënjeshtrimin e pretendimeve të saj.

Shumë ekspertë për Ballkanin dhe Shqipërisë ku “Daily Beast” kontaktoi, u pajtuan se Amerika gëzon mbështetje dhe admirim të madh në Shqipëri dhe se kontakti me elitën politike amerikane mund të kthehet në kapital të madh politik, ashtu sikurse pamjaftueshmëria e aleatëve në administratën amerikane praktikisht diskualifikon politikanët shqiptarë nga qëndrimi në pushtet.

"Asnjë vend nuk është më i rëndësishëm për Shqipërinë sesa Shtetet e Bashkuara, ndërsa kjo e fundit nuk ka mik më të mirë në botë se shqiptarët" tha Dejvid Filips nga Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut të Universitetit Kolumbia, ekspert për Ballkanin.

Në maj të 2021 sekretari i Shtetit Entoni Blinken i ndaloi Sali Berishës ish-kryeministrit shqiptar dhe gjithë familjes së tij hyrjen në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur si rezultat përfshirjen në korrupsion.

Kjo ishte goditje shkatërruese për ambiciet e Berishës për t’u rikthyer lidershipit në vend në të cilën e drejtoi mes 2005 dhe 2013 dhe kërcënoi të rrezikonte përpjekjen e tij për të qenë sërish lider i Partisë Demokratike Shqiptare.

Sipas Fred Abrahams, autor i librit për Shqipërinë dhe profesor i ftuar në Kolegjin Bard në Berlin, nuk ka dyshim në fajësinë e Berishës, korrupsioni është aq i përhapur në vend sa është universal dhe i pashmangshëm. Por koha, argumenton ai, pasqyron përpjekjet e SHBA dhe Bashkimit Europian për të forcuar dhe rinovuar Partinë Demokratike Shqiptare duke e ndihmuar të çlirohet nga Berisha i cili ka dominuar organizatën qysh prej formimit të saj në vitet ‚90.

Por Kokalari, e cila mbështeste Berishën në mediat shqiptare, menjëherë nisi të promovonte idenë se familja Soros qëndron pas lëvizjes së SHBA dhe këtë qëndrim e shprehu edhe tek kontaktet e veta në Kongres, tek kongresmeni Zeldin.

"Është pothuajse rutinore që qytetarët e SHBA të mbledhin të holla për anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa më pas të kërkojnë prej tyre të veprojnë në zgjidhjet e e tyre të rëndësishme" tha ai.

“Si çdo rast tjetër në Shqipëri, kjo ishte transaksionale dhe si rezultat i kësaj, Li Zeldinit u mbështet nga shqiptaro-amerikanët”, kujton ai.

Kokalari nisi fushatë gjithëpërfshirëse sesi Berishës t’i hiqej emri nga lista e të sanksionuarve, në mediat shqiptare u bë e ditur se do të përdorte të gjitha lidhjet e saj në SHBA.

Në korrik të 2022, media shqiptare CNA zbuloi përmes të dhënave të fluturimeve se Kokalari bëri të paktën nëntë udhëtime mes SHBA dhe Shqipërisë si pjesë e avokimit të saj për Berishën me gjasë duke grumbulluar fatura në dhjetëra mijëra dollarë-e padyshim duke bërë mijëra më shumë në faturat për ushqim dhe hotele.

Në këtë artikull bëhej e ditur se po kalonte kohë në pushime të shumta, ndërkohë që biznesi i saj i pasurive të paluajtshme ishte mbyllur tashmë.

Duke reaguar ndaj këtij shkrimi, Kokalari tha se ishte konsultuar me këshilltar ligjor për t'u siguruar që ajo ishte në përputhje me ligjin, por shtoi se edhe nëse shkel ligjin, i‘a vlen të punohet për të rikthyer Berishën.

"Nuk duhet të raportoj shpenzimet e mia personale të udhëtimit në Ministrinë e Drejtësisë. Padituria juaj rreth asaj sesi funksionojnë gjërat në Amerikë është befasuese", shkruan ajo në shqip në rrjetet sociale.

“Madje edhe nëse shkelur të drejtat për të ndihmuar Sali Berishën dhe opozitën në Shqipëri gjatë kësaj periudhë kaq të vështirë, kjo duhet të ishte vlerësuar, jo dënuar”, shtoi ajo.

Më tej ajo ka pohuar se të gjitha aktivitetet e saj i ka financuar vetë, falë disa “investimeve në prona të paluajtshme”.

Ajo refuzoi të ofronte çfarëdolloj detaji rreth investimeve të tilla, por dokumentet publike dëshmojnë se ajo është bashkëpronare e një ndërtese dykatëshe me përdorim të përzier në Kuins me të paktën një partner.

Evidencat tatimore në pronat e qytetit të Nju Jorkut zbulojnë se kompania me përgjegjësi të kufizuar që qëndron pas pronës, shumë herë ka humbur pagesat tremujore gjatë viteve 2021 dhe 2022.

Kokalari theksoi dhe se përplasja e saj me Berishën në verën e vitit 2022 është dëshmi se ajo nuk ka qenë kurrë në listën e pagave të askujt.

Kokalari nuk është e vetmja shtetase e SHBA me origjinë shqiptare që së fundmi është lidhur me skandale politike në të dy anët e Atlantikut.

Akuzat Çarls Mekgonigal ish-shefit të zyrës së Byrosë Informative Federale në Nju Jork, përfshijnë akuza se ai ka marrë ryshfet nga një ish-operativ i inteligjencës shqiptare që jetonte në Nju Xhersi për të ndërmarrë veprime në favor të qeverisë së Edi Ramës-konkretisht, se ndërmori rreth lobimit që angazhoi Lulzim Bashën, të mbrojturin e Berishës që u bë rival në Partinë Demokratike Shqiptare.

„Daily Beast“ në vitin 2022 zbuloi se vëllai i një politikani shqiptar ishte thellësisht i përfshirë në kompaninë në qendër të hetimit të fundit federal ndaj senatorit Bob Menendez. Ky vëlla i cili jeton në Garden Stejt i cili më parë ishte sekretar për punët e jashtme për partinë margjinale monarkiste në Shqipëri dhe si operator i një kazinoje ilegale në SHBA, më herët ka lobuar në Uashington për të hequr sanksionet ndaj një prokurori shqiptar.