Senatori Menendez dhe bashkëshortja e tij akuzohen për mitmarrje
Senatori amerikan Robert Menendez, demokrat nga Nju Xhersi dhe bashkëshortja e tij akuzohen për veprën penale të mitmarrjes në lidhje me raportin e tyre me tre biznesmenë të këtij shteti, bën të ditur këtë të premte prokurori federal, transmeton Zëri i Amerikës.
Zyra e prokurorit amerikan në Manhatan, akuzon Menendez dhe bashkëshorten e tij se kanë marrë mijëra dollarë në formën e mitmarrjes në këmbim të përdorimit të fuqisë së tij për të ndikuar si senator sesi të mbrojë dhe ndihmojë biznesmenët që të pasurohen si dhe të mundësojë këtë në favor të qeverisë së Egjiptit.
Prokurorët kanë deklaruar se mitmarrja është pranuar me para në dorë, ar, pagesa për hipotekën e shtëpisë, kompensim për punë me kërkesa minimale, automjet luksoz dhe sende të tjera me vlerë financiare.
Senatori dhe bashkëshortja e tij Nadin Menendez po përballen me nga tre akuza penale për secilin. Zyra e senatorit nuk i‘u përgjigj menjëherë kërkesës për të komentuar.
Prokurorët po kërkojnë të konfiskojnë asetet e Menendez, duke përfshirë shtëpinë e tij në Nju Xhersi, Mercedes-Benzin e vitit 2019 dhe rreth 566,000 dollarë në monedha, lingota ari dhe fondet e llogarisë bankare.
Menendez, kryetar i Komitetit me ndikim të Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, u padit më parë në Nju Xhersi për pranimin e fluturimeve private, kontributeve të fushatës dhe llojeve të tjera të mitmarrjes nga pasunar sponsorizues në këmbim të favoreve zyrtare, por gjyqi i vitit 2017 përfundoi pa vendim.
Menendez në publikun e këtushëm është i njohur për deklaratat kundër formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe në Kosovë, favorizimin e Kosovës dhe angazhimin për ndëshkimin e Sërbisë si dhe për vërrejtjet e tij në llogari të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq.
Bob Menendez ka qenë mes firmëtarëve të letrës të Këshillit për Politikë të Jashtme të SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE, si dhe kongresmenëve amerikanë ku është firmosur nga 50 parlamentarë mes tyre dhe Menendez ku prej qeverive të tyre kërkohej „raport kritik ndaj Sërbisë" duke theksuar se politika e Beogradit "nuk do të funksionojë për Ballkanin".
0 komentet