Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut i ka ndarë tokë komunale MPB të Kosovës

Odluka Mitrovica
Burim: Kosovo Online

Kuvendi i Komunës i Mitrovicës së Veriut sot në seancën e rregullt ka marrë vendim për ndarjen e tokës komunale për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, pas kërkesës së kësaj ministrie. Toka që i është dhënë MPB të Kosovës me këtë vendim gjendet në afërsi të Remontit Ushtarak, afër Stacionit të Autobusëve, ku ndodhet objekti i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës së Kosovës, si dhe objekti i Ndërmarrjes Publike "Standard".

Në kërkesën e mbërritur më 14.12. është thënë që toka me sipërfaqe prej 27.400 m2 t'i jepet Policisë së Kosovës në territorin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, raporton reporteri Kosovo online.

Vendimi është marrë me shumicë votash të këshilltarëve pa diskutim. Kryetari i Kuvendit lokal, Nexhat Ugljanin, vetëm lexoi pikën e rendit të ditës dhe më pas e vuri në votim.

Këtë mënyre të votimit e kundërshtoi këshilltari Betim Osmani, i cili tha se nuk është mënyra e drejtimit të Kuvendit dhe se para se të votohet për ndonjë pikë të rendit të ditës, fillimisht duhet të diskutohet, e jo menjëherë të fillohet votimi.

Sipas asaj që është paraqitur në kërkesë, toka e cila i është dhën Policisë së Kosovës me këtë vendim gjendet afër Stacionit të Autobusëve ku tani gjendet objekti i Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës të Veriut, si dhe objekti i Shoqëris së Shërbimeve Publike "Standard".