Lajçak: Nuk është koha për të hapur urën kryesore në Ibër

Miroslav Lajčak
Burim: Kosovo Online

Nuk është koha e duhur për të hapur për trafik urën kryesore mbi lumin Ibër, deklaroi i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Lajçak këtë e ka deklaruar në kuadër të “Delfi Forum” në Greqi, duke thënë se Bashkimi Evropian vazhdon të merret me drejtimin e krizave edhe vitin e kaluar.

Sipas Lajçakut, vijat e kuqe duhet të respektohen nga të dyja palët.

"Ndërsa flasim, në Mitrovicë ka kërkesë për hapjen e urës dhe atmosfera padyshim që nuk është për këtë. Dua të dërgoj një mesazh me këtë panel se kjo është platforma e duhur, ky plan është një fitore e dyfishtë, ka shumë përfitime për të dyja palët dhe duhet të respektohen vijat e kuqe”, tha Lajçak, duke iu referuar marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

Ai tha se zgjidhja e çështjes serbo-kosovare është ndër sfidat më strategjike, sepse shqiptarët dhe serbët jetojnë në të gjithë rajonin.