Lajçak: Takimi i 2 majit do të jetë një hap kyç përpara në dialog
Burim: tviter
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka shkruar në Twitter, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se takimi i 2 majit në Bruksel do të jetë shumë i rëndësishëm dhe theksoi se do të jetë një hap kyç përpara në dialog.
Lajçak u takua me Kurtin në kuadër të Forumit Delfi në Greqi.
“Është e rëndësishme të shmanget çdo gjë që mund të përkeqësojë atmosferën përpara vazhdimit të dialogut”, ka shkruar Lajçak.
0 komentet