Vuçiq prositi Kurtit: Mos e ëndërroni t'i dëboni serbët, dimë çfarë të bëjmë

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se Serbia do të dijë çfarë të bëjë nëse Kryeministri i Kosovës Albin Kurti guxon të përpiqet të dëbojë serbët nga Kosova dhe shtoi se Kurti mori sot një vendim për të hapur një urë që prej kohësh ishte mur mbrojtës për sigurinë e serbëve, që të mos e marrin shqiptarët Mitrovicën e Veriut.

"Lideri okupator Albin Kurti mori vendim për hapjen e një ure që prej kohësh ka qenë mur mbrojtës për sigurinë e serbëve, që të mos e marrin shqiptarët Mitrovicën. Për shumë vite populli ynë kundërshtonte dhe pyeste pse po e bën këtë. E vetmja gjë që dëshiron është të dëbojë njerëzit tanë dhe dëshiron konflikte”, tha Vuçiq duke iu drejtuar qytetarëve në Sokobanjë.

Vuçiq ka theksuar se Kurti e ka marrë këtë vendim për hapjen e urës vetëm pak ditë pas “zgjedhjeve të turpshme që u mbajtën së fundmi”.

"Pse po e bën ky njeri këtë - sepse pastaj do të thotë, kështu që ne nuk duam geto, por qytete të hapura, e çka do të kalojë lehtë te këta nga Perëndimi, dhe në fakt e vetmja gjë që ai dëshiron është të dëbojë Serbët nga veriu i Kosovës e Metohisë, asgjë më shumë dhe asgjë tjetër. Dhe ata duan konflikte me çdo kusht”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se Serbia do të bëjë çmos për të ruajtur paqen.

"Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen, do të bëjmë çmos që asnjë grua të mos mendojë për dërgimin e fëmijës së saj në luftë. As mos e ëndërroni se do të keni sukses në qëllimet tuaja për të dëbuar apo shkatërruar serbët, në atë rast do të dimë çfarë të bëjmë”, tha presidenti i Serbisë.

Ai shtoi se derisa është “President dhe Komandanti i Përgjithshëm, Serbia nuk do të jetë në NATO apo në asnjë aleancë ushtarake”.

“Dhe kjo është zgjedhja jonë”, theksoi Vuçiq dhe shtoi se ai nuk mund të “kalojë mbi zgjedhjen e këtij populli dhe të harrojë atë që ndodhi me popullin”.