Lindzi: Egzistojnë dy mundësi zgjidhjeje për Kosovën, ndarje ose autonomi e fortë për komunitetin sërb
Profesori i Shkollës londineze për ekonomi e politikë Xhejms-Ker Lindzi, ka thënë për portalin “European Western Balkans” se egzistojnë dy mundësi zgjidhjeje për çështjen e Kosovës, ndarja ose autonomi e fortë për komunitetin sërb ndonëse është për të ardhur keq që egzistojnë zëra kundër të dyja zgjidhjeve, transmeton Danas.
"Mendimi im është se, ndonëse jam thellësisht i shqetësuar për mënyrën sesi Kosova shpalli pavarësinë, në fund të fundit çdo proces normalizimi, apo sido që duam ta quajmë, do të duhet që Sërbia ta shikonte dhe pranonte pavarësinë e Kosovës. Atë çfarë ndodhi në vitin 2008, ishte një proces thellësisht i padrejtë, i keqmenaxhuar dhe nuk kishte asnjë përpjekje reale për të “shitur” tek Sërbia idenë e një Kosove të pavarur” thekson Lindzi.
Sipas tij nuk u bërën shumë përpjekje për të gjetur një kompromis të pranueshëm.
"Tashmë kur gjithçka është thënë, besoj se është në interes të të gjithëve të ecim para. Pavarësia e Kosovës nuk ishte mirë jo vetëm për të, por edhe për Sërbinë. Çështja është sesi Sërbia mundet ta pranojë? Kjo është çështja themelore për të cilën nuk besoj se do të zgjidhet", ka thënë Lindzi.
Ky i fundit vlerëson se modeli i dy Gjermanive për të cilën flitet, nuk mundet të funksionojë.
"Ky model parashikon që Sërbia të lejojë Kosovën të bëhet anëtare në Kombet e Bashkuara, por jo ta njohë atë si shtet të pavarur. Sinqerisht kjo për Sërbinë nuk ka asnjë vlerë", ka thënë Lindzi.
Profesori britanik mendon se për Sërbinë do të ishte më mirë të pranonte pavarësinë e Kosovës, sesa të pranonte modelin në të cilën Kosova të njihej nga pjesa tjetër e botës, vec saj, pasi në këtë rast do të dukej si „mjerisht budallaqe“.
Lindzi theksoi se u humb mundësia e disa viteve të shkuara kur pati një "dialog interesant" mes presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Hashim Thaçi kur Berlini e Londra hodhën poshtë disa "ide interesante që ishin shtruar në tryezë".
E di që ka pasur zhgënjime në Beograd e Prishtinë-dhe me të drejtë, shtoi Lindzi, i cili deklaron se një lloj kompromisi mes dy palëve do të jetë i nevojshëm.
Mendoj se realiteti është se do të përfundojë me pavarësinë e Kosovës, ndaj duhet të shohim se çfarë mund t'i ofrohet Sërbisë për t‘a pranuar atë. Ka dy opsione të dukshme si zgjidhje, thekson Lindzi, duke përmendur ndarjen dhe autonominë për sërbët e Kosovës.
"Ndarja mundet të zyrtarizohet përmes një marrëveshjeje për demarkacionin e kufijve ose mënyra sesi funksionon ky rast në Irlandën e Veriut. Situata është e tillë ku veriu i Kosovës është nën kontrollin e Sërbisë dhe kushdo duhet t‘a pranojë këtë realitet në terren" theksoi ai.
Nëse ky nuk është variant, thotë Lindzi, alternativa është vendosja e një lloj autonomie për sërbët e Kosovës, apo e thënë ndryshe realizimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe.
Ajo çfarë është për të ardhur keq, është se ka zëra kundër që dëshirojnë dështimin e të dy varjanteve. Njerëzit thonë se nuk munden të merren me rregullimet territorial. Në rregull, ejani të shikojmë varjantin që sërbëve t’u ofroni autonomi egzistenciale në kuadër të Kosovës, çka Beogradi është i gatshëm ta pranojë.
Pastaj ke të tjerë që thonë se kjo është kundër kushtetutës. Ashtu sikurse nuk dëshirojnë apo nuk janë të interesuar për zgjidhje të qëndrueshme, ka vlerësuar ai.
0 komentet