Petkoviq: Kurti kërcënimi më i madh i stabilitetit rajonal dhe pengesë për përparimin e procesit të normalizimit

Petar Petković
Burim: Kancelarija za KiM

Albin Кurti dita-ditës konfirmon se personalisht ai është kërcënimi më i madh i stabilitetit rajonal dhe pengesa më e madhe në përparimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, ka theksuar drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq.

Rezistenca e tij kokforte për formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, si dhe justifikimet e vazhdueshme të shfaqura me mosveprim në këtë çështje, thotë ai, është konfirmim i shovinizmit të pashërueshëm anti-sërb.

“Leksionet e Kurtit për vetëpavarësinë e “Кosovës” si shoqëri civile, janë pafytyrësia e fundit, pasi qëllimi i tij programor, është dukshëm krijimi i një mjedisi monoetnik në të gjithë territorin e provincës jugore sërbe të Kosovës e Metohisë çka jemi të bindur për këtë përditë duke dëshmuar zullumet që po i bën popullit sërb qysh prej momentit kur erdhi në krye të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes” është shprehur Petkoviq.

Bashkësia e Komunave Sërbe, thuhet në deklaratë, duhet të formohet në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të dialogut të Brukselit mes Beogradit e Prishtinës dhe shton se nëse këtë nuk e dëshiron të mundësohet, le ta mundësojë dikush tjetër.

“As populli sërb në Кosovë e Metohi, as shteti sërb nuk do të tërhiqen nga kjo kërkesë, pasi formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe nuk është çështje e zakonshme politike, por kusht për egzistencën fizike të sërbëve në krahinën jugore” ka thënë Petkoviq.