Lista Sërbe: Ardhja e FSK në veri të Kosovës provokim i rrezikshëm, Kfor të forcojë praninë

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Nga Lista Sërbe thuhet se ardhja e sotme e pjestarëve të FSK në veri të Kosovës, paraqet provokim të qëllimshëm e të rrezikshëm, me synim destabilizimin e mundshëm në terren dhe krijimit të frikës dhe shqetësimeve mes popullit sërb.

Bëhet e ditur se ardhja e sotme e pjestarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (KBS) në Mitrovicën e Veriut pa miratimin e komandantit të Kfor dhe pa pëlqimin e qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës, shkaktoi shqetësim tek populli sërb dhe çoi tensione.

“Kjo lëvizje paraqet provokim të rrezikshëm e të qëllimshëm me synim destabilizimin e mundshëm në terren dhe shkaktimin e frikës e pasigurisë mes popullit sërb” thuhet në të.

Kërkohet prej Kfor që të përforcojë prezencën e forcave të veta në të gjitha zonat sërbe në veri, me synim ndaljen e tentativave të aksioneve të njëanshme dhe të sigurojë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët.

“Është e qartë se regjimi në ikje në Prishtinë në këtë mënyrë tenton të shkaktojë tensione dhe konflikte si e si të tërheqë vëmendjen e publikut prej dështimeve të veta dhe të rrisë pozitë të paqëndrueshme politike mes zgjedhësve të vet” thuhet në të.

Paralajmërohet se aksione të tilla janë të papranueshme dhe se mund të kenë pasoja serioze për stabilitetin e rajonit.

“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare para së gjithash Kfor, që të operojë në përputhje me mandatin e vet dhe të ndalë që të tilla incidente të mos përsëriten. Ardhja e pjestarëve të FSK shkaktoi shqetësim mes qytetarëve që me të drejtë presin që t’u garantohet paqja, siguria dhe respektimi i të gjitha marrëveshjeve që ndalojnë qartësisht prezencën e këtyre njësive në veri pa miratimin e Kfor”, thuhet më tej.