Kolona e FSK kalon përmes Mitrovicës së Veriut; Elshani: Ngatërruan rrugën

KBS
Burim: Reporteri

Kolona me dy kamionë dhe katër “hamera“ me pjestarë të FSK sot para dreke ka kaluar në Mitrovicën e Veriut.

Ndihmësdejtori i Policisë Kosovare për rajonin e Veriut Veton Elshani për Kosovo onlajn konfirmon se kolona e FSK kaloi Mitrovicën e Veriut.

“Shoferët u ngatërruan, pra kaloi gabimisht kolona përmes urës lindore përmes Boshnjakes dhe para Shkollës Teknike shkuan deri tek ish benzinatoja e NIS nga ku i’u drejtuan policëve. I’u thanë se kishin ngatërruar rrugën. Policia Kosovare e ndoqi kolonën me automjete drejt urës afër Dudinit nga ku u kthyen në Mitrovicën e Jugut” ka thënë Elshani.

Sipas marrëveshjes së vitit 2013, pjestarët e FSK nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të Kfor. Në janar të këtij viti, Qeveria e Kosovës i përcolli letër komandantit të atëhershëm të Kfor gjeneral Enrik Barduani në të cilën bëhet e ditur se FSK nuk do të dislokohet në veri pa lejen paraprake të NATO dhe misionit të saj.