Lista Serbe: Brutaliteti i policisë së Kosovës është bërë i përditshëm në veri
Brutaliteti i Policisë së Kosovës nën drejtimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është bërë dukuri e përditshme në veri të Kosovës, ka thënë Lista Serbe në përgjigje të arrestimit të katër të rinjve të nacionalitetit serb në Mitrovicën e Veriut.
“Nuk është hera e parë që ka prova të qarta për brutalitetin e përkrahësve të Kurtit dhe se nuk ka kontroll nga inspektorati i Kosovës dhe as reagimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë ndaj represionit institucional mbi popullin serb”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.
Siç shtojnë ata, me shqetësim të veçantë është praktika e vendosur në të cilën mjekëve serbë u mohohet e drejta për të ekzaminuar personat e arrestuar dhe në këtë mënyrë fshehin provat e brutalitetit ndaj të rinjve duarthatë.
“Përdorimi i tepruar i forcës dhe arrestimi i të rinjve u pasua me rrahje, poshtërim dhe kërcënim me armë zjarri automatik në shëtitoren e qytetit në qendrën të Mitrovicës së Veriut. Skena të tilla nuk do të shihni askund tjetër në Kosovë dhe Metohi, dhe ky lloj trajtimi çnjerëzor dhe joprofesional është padyshim i rezervuar për serbët”, thuhet.
Arrestimi i të rinjve që filmoi këtë veprim brutal, siç shtohet në deklaratë, dëshmon sesi këto falangat mbulojnë provat e keqbërjeve të tyre.
“Përderisa përfaqësuesit ndërkombëtarë u bëjnë thirrje serbëve që të qëndrojnë të qetë dhe të përmbajtur, Kurti duket se po e përdor këtë për të shtypur edhe më shumë serbët dhe për të testuar durimin dhe vullnetin për të vuajtur të të gjithë neve”, përfundon deklarata.
0 komentet