Lista Sërbe për rastin e arrestimit në Gorazhdevc: Regjimi i Kurtit bën gjithçka që sërbët të heshtin apo të zhduken

Srpska Lista
Burim: Kosovo Online

Arrestimi dhe mbajtja në paraburgim e sërbit Lluka Zllatiçanin nga Gorazhdevci sepse këndoi, ka shkaktuar indinjatën e sërbëvë në mbarë Kosovën veçanërisht pasi policia kosovare për dhjetëra raste denoncimesh kur sulmohen sërbët, pronat e tyre apo Kisha Ortodokse Sërbe, nuk janë kaq të gatshëm dhe profesionalë, bëhet e ditur në deklaratën e Listës Sërbe.

“Rregjimi i Albin Kurtit bën gjithçka që sërbët të heshtin apo zhduken nga këto vise dhe për këtë përdorin institucionet të cilat dejtojnë. Të njëjtat ato insitucione që arrestojnë sërbët pasi këndojnë, deri më sot nuk kanë dhënë përgjigje pyetjes se kush janë përgjegjës për vrasjen dhe plagosjen e fëmijëve sërbë në Gorazhdevc” thekson Lista Sërbe.

Kjo e fundit kërkon që Zllatiçaninit t’i mundësohet e drejta për mbrojtje nën liri dhe prej përfaqësuesve ndërkombëtarë kërkohet më shumë vëmendje sikurse thuhet, për “akuza politike të montuara“.

“Duke patur parasysh se zoti Zllatiçanin është person familjar që kurrë nuk e ka braktisur Gorazhdevcin, kërkojmë që ai të lirohet menjëherë dhe t’i mundësohet mbrojtja nën liri pasi është e turpshme që për këngë të kënduar të hysh në paraburgim dhe të ndahesh nga familja e vet. Kërkojmë dhe prej përfaqësuesve ndërkombëtarë më shumë vëmendje dhe përkushtim për akuzat e montuara politikisht, veçanërisht pasi kemi në prag zgjedhjet dhe regjimi në Prishtinë, në mungesë të suksesit në çfarëdolloj sfere të shoqërisë, do të kompensojë vlerësimin e vet me keqtrajtimin e sërbëve”, përfundon Lista Sërbe.