Lista Sërbe: Dënoni përgjegjësit e arrestimit të padrejtë të Jovanoviqit dhe keqtrajtuesit e familjes së tij

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista Sërbe ka dënuar arrestimin e padrejtë të ish efektivit të policisë kosovare Milan Jovanoviqit duke u bërë thirrje organeve kompetente të procedojnë përgjegjësit e kësaj ngjarjeje jo të pëlqyeshme në të cilën familja Jovanoviq ishte e ekspozuar nga dhuna e forcave speciale të Kurtit.

Siç bëhet e ditur nga Lista Sërbe, veçanërisht shqetësuese për fëmijët e Jovanoviqit ishte teksa panë sesi ndaj të atit u vendosën prangat në duar pa asnjëlloj arsye e mandej shoqërimi që ’u bë.  

Lista Sërbe kujton se nuk është hera e parë që Jovanoviqi mbahet gabimisht në vendkalimin administrativ por siç thekson, ishte hera e parë që u ndalua ndonëse policët në vendkalimin kufitar e kishin të qartë se bëhet fjalë për personin e gabuar pas kontrollit të letërnjoftimit.

“Sipas informacioneve që zotërojmë, arrestimi dhe shoqërimi i zotit Jovanoviq në Prishtinë, ka pasur për qëllim provokimin e reagimit të popullit sërb në veri të Kosovës e Metohisë dhe rrisë tensionet me qëllim që Kurti të shkaktojë një krizë të re në këto hapësira me qëllim shmangien e detyrimit për të vënë në lëvizje formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe. Fakti është se pas kësaj, apo dhe mbarë incidenteve të mëparshme në veri të Kosovës e Metohisë, qëndron Albin Kurti, ndaj nuk mund t’a përjashtojmë mundësinë që ai të tentojë në periudhën vijuese. të krijojë situata të reja krizash” thuhet në njoftim.

Nga partia vlerësohet se demonstrimi i forcës dhe shkaktimi i dhimbjes shpirtërore në familjen Jovanoviq, është pasqyrim i retorikës antisërbe sipas së cilës çdo sërb që kundërshton planet e regjimit në Prishtinë, është kriminel i cili në mënyrë më direkte kërcënon paqen në këto hapësira.

"Kërkojmë që policia dhe autoritetet gjyqësore të Kosovës, të ndalojnë bullizmin e Jovanoviqit dhe të gjithë popullit sërb në Kosovë e Metohi dhe t'i përkushtohen gjetjes dhe sanksionimit të atyre që janë përgjegjës për sulmet ndaj sërbëve, të cilët, si rregull, kurrë nuk zbulohen dhe dënohen” thuhet nga Lista Sërbe.

Gjithashtu partia kërkon që bashkësia ndërkombëtare të dënojë synimin e Albin Kurtit për të kërcënuar paqen në këto hapësira për hir të qëllimeve të veta politike.