Lista Serbe: Vendimi ndaj Todosijeviqit është kurora e serbofobisë së regjimit të Kurtit
Pas disa dekadash, Ivan Todosijeviq është njeriu i parë në tokën evropiane që dënohet për një vepër verbale, para syve të gjithë komunitetit ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të tyre, të cilët me vite thonë se sundimi i ligjit dhe demokracia janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ta, njoftuan nga Lista Serbe, duke shtuar se është e qartë se kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për serbët krenarë dhe të nderuar.
Nga Lista Serbe kanë theksuar se sot anëtari i kryesisë së asaj partie, Ivan Todosijeviq, ka marrë nga Gjykata e Apelit në Prishtinë, siç thonë, një vendim i paligjshëm, antiserb me të cilin u dënua me një vit burg për fjalët e folura.
“Ky vendim është kurora e serbofobisë së regjimit të Albin Kurtit, i cili me të gjitha mjetet përpiqet t'u dërgojë mesazh të gjithë serbëve, duke persekutuar nikoqirët e nderuar serbë, se nuk kanë vend në Kosovë dhe Metohi dhe të pastrojnë etnikisht Kosovën dhe Metohinë nga populli serb", theksojnë nga Lista Serbe.
Ata shtojnë se dëshmi se bëhet fjalë për përndjekje politike është fakti që Todosijeviq e ka mësuar nga mediat për dënimin e shqiptuar, para se t'i jepej vendimi, madje edhe para vendimit i ishte dorëzuar fletëthirrja për vuajtje të dënimit.
“Ashtu si në gjykimin e parë, edhe kjo është kryer në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, e cila u garantonte serbëve se në rastet kur procedimet ndaj tyre do të gjykohen nga një trup gjykues që do të përbëhet nga dy gjyqtarë serb dhe një shqiptar, gjë që tregon një qëllim i qartë që zoti Todosijeviq të dënohet, pavarësisht nga provat, faktet apo të vërtetat. Faji i tij ishte i qartë para trupit gjykues, sepse ai është serb me kombësi”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
komentet