Lista Serbe: Deputeti i Vetëvendosjes konfirmoi se ka lista për përndjekjen e serbëve

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista Serbe ka vlerësuar se lista me emra e publikuar nga përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Armend Mujë, është një tjetër listë për persekutimin e serbëve nga Kosova dhe se kjo në fakt zbuloi atë që autoritetet në Prishtinë mohojnë dhe përpiqen ta fshehin, duke pretenduar se lista të tilla nuk ekzistojnë.

“Urrejtja e Aljbin Kurtit për gjithçka serbe shkon deri aty sa të publikojë një listë të re për persekutimin e serbëve, ku përfshihen edhe vëllai dhe djali i presidentit Aleksandër Vuçiq, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me protestat demokratike dhe paqësore të popullit serb në barrikadat. Kështu përfaqësuesi i Albin Kurtit nga Vetëvendosje Armend Mujë ka publikuar një listë tjetër për persekutimin e serbëve nga Kosova dhe Metohia, të cilën Kurti dhe ministri i tij Sveçla po përpiqen ta fshehin me këmbëngulje”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Siç shtohet në njoftimin, në listën për përndjekjen e serbëve është “pothuajse e gjithë kryesia e Listës Serbe, serbë të njohur nga Kosova e Metohija, por edhe vëllai dhe biri i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Andrej dhe Danillo”.

“Duke përpiluar dhe publikuar publikisht një listë për persekutimin e serbëve nga Prishtina dhe prej lajkataret e Kurtit, përfaqëson një linçim publik dhe vizatim të një shënjestrë në lule të ballit e Danillo dhe Andrej Vuçiq, udhëheqja e partisë më të fortë të serbëve në Kosovë e Metohi dhe serbëve më të dukshëm nga Kosova e Metohia, e cila në mënyrë më të drejtpërdrejtë rrezikon jetën e tyre. Pavarësisht përsëritjes së vazhdueshme të deklaratave të rrejshme dhe fshehjes së qëllimeve reale të Albin Kurtit, për dëbimin e serbëve nga Kosova e Metohia, detajet e atij plani zbulohen çdo ditë”, thuhet në Listën Serbe.

Siç shtohet, Kurtit nuk i ka mjaftuar kriminalizimi i Listës Serbe dhe lidershipit të saj,pa asnjë provë, ai tashmë shkoi një hap më tej, dhe biri i presidentit Vuçiq Danillo dhe vëllai i tij Andrej u bënë shënjestrën e regjimit të tij.

“Kjo është arsyeja pse ne ftojmë publikun ndërkombëtar të dënohet urgjentisht dhe publikisht ky persekutim i serbëve. Deklaratat e tilla justifikojnë në mënyrë më të drejtpërdrejtë ekzistencën e barrikadave dhe rezistencën paqësore të popullit serb, i cili nuk pajtohet me lakun rreth qafës që Kurti i ka caktuar”, thuhet në Listën Serbe.