Lista Serbe: Arrestimi i Trajkoviqit ishte pjesë e planit të Kurtit për të vazhduar persekutimin e serbëve

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista Serbe njoftoi se dënon ashpër vazhdimin e represionit nga regjimi diktatorial, antiserb i Albin Kurtit, i cili e arrestoi Sllagjan Trajkoviqin pa asnjë provë dhe e akuzoi për krime lufte.

“Qëllimi i qartë për të rrëmbyer një serb tjetër nga të dashurit e tij dhe për të frikësuar serbët përmes dhunës institucionale reflektohet në faktin se Sllagjan Trajkoviq ishte polic i Kosovës për më shumë se tetë vjet, ai ka jetuar në veri të Kosovës për më shumë se 20 vjet, dhe vetëm tani kur u largua nga policia e Kosovës, dikujt u kujtua ta akuzonte për krim lufte”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Ata shtojnë se ky arrestim i pabazë është një hap tjetër drejt destabilizimit të situatës dhe pjesë e planit të Albin Kurtit për të vazhduar represionin dhe persekutimin e serbëve nga vendlindja e tyre.

“Është e qartë se bashkësia ndërkombëtare vëren në heshtje diskriminimin e vazhdueshëm të popullit serb dhe shkeljen e të drejtave themelore të njeriut, por për këtë ne nuk do të ndalemi së luftuari për të drejtat tona”, përfundojnë ata.