Lista Sërbe: Institucionet e Kosovës imponojnë vendosjen e fotos së krerëve të UÇK tek nënshkrimet e imejleve zyrtare
Për t'iu imponuar të gjitha komuniteteve në Kosovë e Metohi një pamje të njëanshme të së kaluarës në këto hapësira pa asnjë njoftim, bazë ligjore apo pa kërkuar pëlqim, institucionet e Kosovës vendosën që nënshkrimi i imejleve zyrtare tek administrata, përfshirë sërbët, boshnjakët, goranët e të tjerë, të përmbajë një foto të drejtuesve të UÇK Adem Jasharit, Shaban Jasharit dhe Hamëz Jashari në një kornizë kuq e zi me kokat e shqiponjës të vizatuara përballë flamurit shqiptar, thuhet në deklaratën e Listës Sërbe.
Në deklaratën e kësaj të fundit, theksohet se regjimi diktatorial i Albin Kurtit duke keqpërdorur institucionet, dëshiron të imponojë që kryetarët e komunave, deputetët dhe të gjithë sërbët, gjatë përdorimit të i-mejleve zyrtare brenda institucioneve në Kosovë e Metohi, të promovojnë UÇK dhe drejtuesit e saj, përkundër qëndrimit të njohur të popullit sërb për atë organizatë.
"Kjo është një formë tjetër e presionit institucional dhe një shembull klasik i diskriminimit ndaj sërbëve dhe popujve të tjerë të cilët vetëm po bëjnë punën e tyre dhe të cilët nuk lejohen të kenë mendimin e tyre për ngjarjet e të së kaluarës. Fatkeqësisht, kjo logo që glorifikon UÇK dhe imponon me dhunë versionin shqiptar të ngjarjeve nga e kaluara, është përkrahur edhe nga një sërb i cili është pjesë e regjimit antisërb të Albin Kurtit, nga ministri ilegal Nenad Rashiq” thuhet në deklaratë.
Lista Sërbe kërkon që përfaqësuesit ndërkombëtarë të përcaktojë qartë këtë çështje dhe të tregojnë se askush nuk ka të drejtë të diskriminojë njerëzit dhe që një mendje e vetme të imponohet në Kosovë e Metohi, veçanërisht në dritën e procedurës penale që po zhvillohet në Gjykatën Speciale për krimet e kryera në Kosovë e Metohi.
0 komentet