Lista Serbe: Kurti nuk ndalet të shkaktojë jostabilitet në veri të Kosovës
Lista serbe vlerësoi se pavarësisht tensioneve të larta ekzistuese, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ndalet me lëvizjet e njëanshme që krijojnë jostabilitet shtesë në veri të Kosovës.
“Me vendimi për sekuestrimin e pronës në komunën e Leposaviqit, Prishtina ndërhyn drejtpërdrejt në jetën e brendshme të komunave serbe dhe përpiqet të provokojë reagimin e popullit serb përmes dhunës ligjore, i cili, i mësuar nga përvoja e mëparshme, është i vetëdijshëm se ky vendim është në dëm të popullit tonë”, thuhet në njoftimin për media të Listës Serbe.
Siç shtohet, Kurti shkakton çdo ditë probleme të reja dhe përkeqëson një situatë tashmë të brishtë, përkundër synimit të shprehur qartë të serbëve për të ruajtur paqen dhe për të dhënë kontributin e tyre në qetësimin e tensioneve.
“Të vetëdijshëm se veprimet e tij kanë për qëllim shkaktimin e krizave, kërkojmë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që ta ndalojnë Kurtin me kohë dhe të mos lejojnë që të rrezikohet paqja e brishtë në këto rajone”, ka thënë nga Lista Serbe.
Ata shtojnë se çdo veprim i mëtejshëm kundër interesave të popullit serb, i cili mbetet pa reagim nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, dërgojnë mesazh se ata mbështesin politikën e Kurtit për persekutimin e popullit serb dhe për shkaktimin e konfliktit, për të cilën, siç theksuan, asnjë nga serbët nuk do të pajtohet.
“Me këtë rast i themi Kurtit se populli serb nuk do të lejojë zbatimin e aktiviteteve që synojnë vazhdimin e militarizimit të veriut, pushtimin e komunave tona dhe shtimin e prezencës së tij speciale apo të disa njësive tjera në veri të Kosovës dhe Metohisë, sepse prania e tyre është prej muajsh burimi i problemeve, njëherësh i paligjshëm dhe kundër interesave të qytetarëve tanë”, theksoi Lista Serbe.
0 komentet