Lista Sërbe: Kurti mirëkonfirmoi kërkesën tonë që strukturat speciale në veri të shpallen organizata terroriste

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista Sërbe ka deklaruar se kryeministri kosovar Albin Kurti përmes deklaratës që policia kosovare është pasuese e veprimeve të UÇK, mirëkonfirmoi kërkesën e LS që forcat speciale, ato informative dhe të tjera struktura ilegale të pranishme në veri të Kosovës, të shpallen organizata terroriste nga ana e qeverisë së Republikës së Sërbisë.

"Përditë Albin Kurti pa hezitim shpalos karakterin antisërb të regjimit të tij. Përmes deklaratës së tij, para gjithë opinionit, madje edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, se policia kosovare është vazhdimësi e veprimtarisë së UÇK, tregoi më së miri sesa kujdeset për respektimin e të drejtave të mbarë qytetarëve dhe multietnicitetit në këto hapësira dhe se qëllimi i politikës së tij, është Kosovë e Metohi të pastërt etnikisht” thuhet në njoftim.

Lista Sërbe pyeti nëse tashmë është e qartë për përfaqësuesit ndërkombëtarë se regjimi i Albin Kurtit dhe ai personalisht po bëjnë gjithçka për t'i penguar sërbët të hyjnë në institucionet kosovare apo ndoshta kthim eventual tek to, sepse ai kurrë nuk ka dashur sinqerisht të ndërtojë bashkëjetesë mes sërbëve dhe shqiptarëve. Ashtu sikurse është “gati të ketë pranë tij vetëm ata sërbë që janë të gatshëm të heqin dorë nga paraardhësit e tyre, identiteti i tyre dhe çdo gjë sërbe”.

“Me këtë deklaratë, Kurti mirëkonfirmoi kërkesën tonë që forcat speciale, ato informative dhe strukturat e tjera ilegale të pranishme në veri të Kosovës e Metohisë, të shpallen si organizata terroriste nga ana e qeverisë së Republikës së Sërbisë dhe në bazë të veprimeve të tyre, por edhe politikës që trashëgojnë dhe vazhdojnë, siç tha Kurti. Ftojmë dhe ata sërbë në numër të paktë që sot qëndruan të qetë përballë Albin Kurtit, apo planifikojnë të aplikojnë në ndonjë konkurs, të pyesin veten, a i përkasin këtyre formacioneve, a duan vërtet të vazhdojnë rrugën e UÇK dhe të jenë pasuesit e tyre siç tha Kurti? A dëshirojnë t’a pasojnë Kurtin në luftën ndaj sërbëve në veri, kundër Beogradit dhe Sërbisë? A dëshirojnë që Kurti t'i përcjellë së bashku njësitë egzistuese parapolicore për të rrahur sërbët, për të qëlluar mbi ta, për të grabitur truallin e tyre dhe për të terrorizuar fëmijët sërbë?” thuhet në deklaratën e Listës Sërbe.