Lista Sërbe: Kurti nuk arriti të provokonte sërbët, u kthye nga erdhi me bisht në shalë
Vizita sekrete e kryeministrit Albin Kurti në Mitrovicën e Veriut ndërkohë që populli sërb nën qetësi feston Vidovdanin në mbarë Kosovën, është një tjetër “shuplakë në fytyrë” ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe një përpjekje për të provokuar sërbët në veri, është thënë sot prej Listës Sërbe duke deklaruar se përpjekja dështoi, sepse duhej të largohej "me bisht nën shalë" andej nga erdhi.
“Si një hajdut pylli, apo kusar që nisi plaçkitjen, i rrethuar nga dhjetëra persona të armatosur deri në dhëmbë, Albin Kurti erdhi në kufi të veriut të Kosovës e Metohisë, më saktë në kufirin e Mitrovicës së Kosovës, për t’i treguar ndërmjetësuesit kryesor të Bashkimit Europian, Mirosllav Llajçakut, dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian Zhozef Borelli sesi duket de-eskalimi në terren” thuhet në njoftim.
Lista Sërbe paralajmëron se Kurti, përveç forcave speciale tashmë të pranishme, ka sjellë me vete edhe më shumë pjesëtarë të armatosur të policisë kosovare.
"Si mendon ai se duhet të jetë qetësimi i tensioneve, duke sjellë në veri, përveç qindrave që janë prezent edhe dhjetëra njësi të tjera parapolicore të armatosura deri në dhëmbë që ilegalisht të gjitha janë të pranishme në veri. Disa do të thoshin se është shuplakë e fortë në fytyrën e bashkësisë ndërkombëtare dhe më shumë kërcënim për sërbët në Kosovë e Metohi, se çfarë do të thotë bashkësia ndërkombëtare, do t’a shohim. Kush do të jetë tani pala tjetër përgjegjëse për këtë provokim” bëhet e ditur nga Lista Sërbe.
Ndërsa populli sërb, thotë deklarata, në paqe, pa bujë, me lutje, i kërcënuar nga regjimi antisërb i Albin Kurtit, feston festën kombëtare fetare të Vidovdanit me mendimet e terrorit të përditshëm që pësojnë dhe duke menduar për padrejtësinë e arrestimeve të vëllezërve të tyre ku sot janë viktima si shumë heronj para tyre, deri atëherë Kurti dëshiron të mbledhë pikë të lira politike duke aktruar si lider në tentativë tek zgjedhësit e vet në vend të pagave, vendeve të punës dhe zhvillimit ekonomik, u ofron votuesve konflikte, brutalitet, shkelje të drejtave dhe lirive të popullit sërb.
Nga partia thuhet se vizita sekrete e Kurtit në fakt është dëshmi e “ideologjisë së tij okupuese”.
“Cili ishte qëllimi i vizitës së sotme të Albin Kurtit në një vendbanim të përzier ku ka kohë që nuk ka pasur incidente mes sërbëve dhe shqiptarëve, përveçse Kurti të mendojë se është i madh dhe i fortë, sigurisht kur është nën shoqërinë e disa dhjetërave të armatosur deri në dhëmbë të cilët nuk e dinë arsyen e ekskursionit të Kurtit, që sigurisht është dëshmi e ideologjisë pushtuese të tij” thuhet në deklaratë.
Disa orë më vonë, Kurti është dashur të kthehet nga ka ardhur, “me bisht në shalë” sepse nuk mundi të provokonte sërbët duke e paraqitur veten si viktimë.
“Dhe ne mbetëm tek e jona, në shtëpitë tona, në tokën tonë, duke pritur që edhe shumë Vidovdanë me fqinjët tanë të mbijetojnë dhe të qëndrojnë si të parët tanë, sepse Kurti nuk është i vetmi pushtues që ka qenë në këtë tokë, por ka ikur ashtu si gjithë të tjerët para tij” thuhet nga Lista Sërbe.
0 komentet