Vuçiq: Vidovdani festa më e madhe, më e rënda dhe më e bukura, dita e tragjedisë së madhe

Proslava Vidovdana u porti manastira Gračanica
Burim: Kosovo Online

Vidovdan festa më e madhe, më e rënda dhe më e bukura për ne sërbët e mbi të gjitha dita e tragjedisë sonë të madhe, ka thënë sot presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq.

"Ditë, mbi të gjitha, e tragjedisë sonë të madhe, por por për nderin dhe krenarinë e madhe të heronjve të Kosovës, me të drejtë i kënduam të gjitha mitet për Vidovdanin dhe ndryshe e përjetojmë. Vidovdani është dita kur ishim shkaktarë, për shkak të luftës për liri dhe atentatit në Sarajevë, por edhe dita e turpit tonë kur ekstraduam presidentin drejt Hagës”, tha Vuçiq, teksa ishte duke bërë xhiro në unazën e Beogradit, e cila u çel sot zyrtarisht.

Siç tha ai, kur donin të dorëzonin presidentin, mund të kishin zgjedhur çfarëdo lloj dite.

“Por për ata që përgjatë gjithë kohës n’a kanë shtypur, në fakt ishte thelbi, sepse i duan simbolet dhe shenjat, që ky poshtërim duhet të shkojë deri në fund dhe ne ishim vetëm ndihmës për të provuar pafuqinë dhe servilizmin tonë të pakufi ndaj atyre që na ofruan tokë të shkatërruar”, tha Vuçiq.

Ky i fundit tha se prej atëherë në vitin 2001, ishte e qartë se çfarë do të ndodhte më vonë-që Mali i Zi të shkëputej nga Sërbia, që Kosova të shpallte pavarësinë, që 450.000 njerëz të ngeleshin pa punë, fabrikave t’u vihej dryni…

„Por është koha të shikojmë drejt të ardhmes. Kjo është mundësia të flasim për të ardhmen dhe përparimin e Sërbisë sepse kjo duhet të jetë e ardhmja e saj, të përparohet në çdo sferë të jetës shoqërore” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se përditë merret me ruajtjen e paqes dhe se i vjen keq që njerëzit rrallë e vërejnë përkundër faktit se disa në botë nuk janë të prirur ende për të patur sanksione për Sërbinë, e për disa të tjerë. cilët janë "fëmia e tyre më i çmuar"-sanksionet ka.

“Ne pa sukses nuk jemi në gjendje të pranojmë, të vërejmë e të themi se diçka ka ndryshuar, se është ndryshe” tha Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se në periudhën e ardhshme do të merret me Lëvizjen për Shtetin dhe Popullin, pasi do të shkojë të konsultohet me qytetarët dhe kjo shumë shpejt.

“Më dhemb kjo për Kosovën, kjo më merr tërë energjinë, forcën... Kam pak kohë për gjëra të tjera, por do të shkoj, jo për të folur unë, por për të dëgjuar njerëzit për dy, tre, katër orë, në qytete e fshatra për të parë se çfarë problemesh kanë njerëzit, çfarë presin nga presidenti, shteti, çfarë duhet të ndryshojmë në sjelljen tonë, kjo është e rëndësishme”, tha Vuçiq.

Nuk komentoj çdo deklaratë të Ramës, të rëndësishme marrëdhënie të mira me Shqipërinë

Pyetjes nëse është surprizuar me deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për konferencën ndërkombëtare për qetësimin e tensioneve mes Sërbisë dhe Kosovës, Vuçiq u përgjigj se nuk duhet të komentoj çdo deklaratë të Ramës sepse siç tha ai, nuk e ka bërë qysh kur filloi terrori ndaj sërbëve në Kosovë.

„Unë jam njeri i cili përherë jam besnik ndaj vendit të vet, por që përpiqem të kuptoj gjithë të tjerët dhe kuptoj edhe peshën e pozicionit të Ramës. Ndaj më shumë se një herë kam heshtur për shumë gjëra që nuk më pëlqejnë, sepse kemi arritur të krijojmë këtë lloj besimi që t'i themi njëri-tjetrit gjërat e mira dhe të këqija. E rëndësishme është që kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë, por jo gjithmonë duhet të komentoj çdo deklaratë. Nuk e kam bërë shumë qysh prej fillimit të terrorit ndaj sërbëve në Kosovë”.