Lista Sërbe me Bakojanin: Sërbët në Kosovë në pozitën më të keqe qysh prej 1999.
Delegacioni i Listës Sërbe kryesuar nga kryetari prof. dr Zllatan Ellek dhe nënkryetari dr Dragisha Milloviq sot në Mitrovicën e Kosovës ka patur takim me të dërguarën e Këshillit të Europës Dora Bakojani, e cila është informuar për situatën e rëndë në të cilën ndodhet populli sërb në Kosovë.
Në takim siç bëhet e ditur nga deklarata e Listës Sërbe, është biseduar rreth pozitës së popullit sërb në Kosovë.
Përfaqësuesit e Listës Sërbe kanë thënë se sërbët në këto hapësira ndodhen në pozitën më të keqe qysh prej vitit 1999 çka është pasojë direkte e e veprimeve antisërbe të rregjimit të Albin Кurtit ashtu sikurse të drejtat e njeriut të popullit sërb janë të cënuara përmes represionit institucional të cilët vuajnë qytetarët tanë prej më shumë se dy vitesh.
Sulme të përditshme ndaj sërbëve, Kishës Ortodokse Sërbe, marrjen e pronave, rrahja dhe keqtrajtimi i sërbëve, si dhe ndalimi i importeve të mallrave dhe barnave cënojnë interesat vitale të popullit sërb kanë theksuar përfaqësuesit e Listës Sërbe.
Këta të fundit kanë prezantuar me dhjetera shembuj të shkeljeve flagrante të të drejtave të popullit sërb nga ana e rregjimit të Albin Кurtit të cilat ndiqen me heshtje prej bashkësisë ndërkombëtare çka është absolutisht e papranueshme pasi kështu rrezikohet egzistenca e sërbëve në Kosovë.

0 komentet