Lista Sërbe me Trokazin: Rregjimi i Kurtit mohon të drejtat themelore të sërbëve dhe përpiqet që të na ndalojë punën

Srpska lista sa Reneom Trokazom
Burim: Srpska lista

Përfaqësuesit e Listës Sërbe kanë biseduar sot me të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor Rëne Trokaz, të cilin e njohën se rregjimi i Albin Kurtit, mohon sistematikisht të drejtat themelore të popullit sërb, ushtron represion të vazhdueshëm dhe përpiqet të ndalojë punën e kësaj partie.

Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe, gjatë bisedës u analizua situata politike dhe e sigurisë, si dhe problemet e shumta me të cilat përballet populli sërb në Kosovë.

Trokazit gjithashtu i’u paraqitën shembuj të dhunës institucionale që ushtron ndaj sërbëve regjimi në Prishtinë para syve të bashkësisë ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e Listës Sërbe theksuan se regjimi i Albin Kurtit mohon sistematikisht të drejtat themelore të popullit sërb, ushtron represion të vazhdueshëm dhe përpiqet të ndalojë punën e asaj partie, me synim që sërbëve t'u imponohen përfaqësues politikë kundër vullnetit të tyre.

Thanë se Lista Sërbe mbetet fort e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të popullit sërb dhe se do të vazhdojë të luftojë kundër të gjitha formave të dhunës dhe presionit institucional, por dhe se me keqardhje konstaton mes të tjerash, mosrespektimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe mosformimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe çka çuan deri në probleme të mëdha me të cilat populli sërb po përballet, ndërsa përgjegjësinë për këtë e mban bashkësia ndërkombëtare.