Lista serbe: Nuk ka paqe e liri për serbët, vazhdon me terror Kurti

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista serbe njoftoi se arrestimi i Sllobodan Jevtiqit, Dragan Cvetkoviqit, Dragan Niçiqit, Millosh Shoshiqit me akuza për krime lufte është i pabazuar dhe i motivuar politikisht dhe se Kurti po vazhdon të terrorizojë popullin serb në Kosovë, për të cilin nuk ka paqe apo liri as në veri, dhe as në jug. Ata kërkojnë që të gjithë të arrestuarit të lirohen menjëherë.

Njoftimi tregon se për Prishtinën nacionaliteti i të arrestuarve është arsye e mjaftueshme për t'i keqtrajtuar brutalisht ata dhe familjarët e tyre.

“Falangat e Kurtit kanë kryer një bastisje brutale të mëngjesit të sotëm herët pa urdhër gjykate në fshatin Pasjan, i cili i përket Pomoravljes së Kosovës, ku jetojnë më shumë se dhjetë mijë serbë, shkatërruan shtëpitë familjare të serbëve të ndershëm dhe të nderuar, keqtrajtuan familje dhe fëmijë të gjitha nën akuza të rrejshme dhe me qëllim të frikësimit të serbëve në këtë pjesë të Kosovës dhe Metohisë”, theksoin nga Lista Serbe.

Ata thonë se të gjithë bashkatdhetarët nga Pomoravlja e Kosovës flasin për integritetin dhe ndershmërinë e serbëve të arrestuar padrejtësisht.

“Për ta bërë paradoksin edhe më të madh, Sllobodan Jevtiq nuk e ka kryer as shërbimin ushtarak, Dragan Cvetkoviq është invalid 90 për qind i cili ka qenë viktimë e terrorit shqiptar, Dragan Niçiq është arsimtar në pension dhe Millosh Shoshiq si pjesëtar i SHPK, ka kaluar pa problem kontrollet e sigurisë së institucioneve të Kosovës, ka qenë anëtare e tyre për më shumë se dy dekada”, vëren Srpska lista.

Ata thonë gjithashtu se është e tmerrshme dhe e pabesueshme që komuniteti ndërkombëtar ende toleron “lojën e pistë të Kurtit dhe përhapjen e serbofobisë, të cilën ai e vendosi qartë si program të regjimit të tij”.

Lista serbe gjithashtu kërkon që të gjithë serbët e arrestuar padrejtësisht të lirohen sa më parë.

"Për t'u mundësuar të mbrohen nga akuzat e rreme dhe për të ndalur terrorin dhe dhunën institucionale që po ushtron regjimi i Kurtit kundër serbëve. Bota demokratike duhet t'i japë fund këtij sundimi terrori, i cili bën që dhjetëra serbë të largohen nga Kosova dhe Metohija çdo ditë”, përfundon lista Srpska në një deklaratë.