Lista Sërbe: Populli sërb nuk do të lejojë që banditi Kurti të rrëmbejë kështu dheun e tyre

Srpska lista
Burim: Radio Kontakt Plus

Lista Sërbe ka thënë sot se vendimi i qeverisë së Albin Kurtit për shpronësimet e trojeve në Lleposaviq dhe Zubin Potok ka për qëllim dëbimin e sërbëve nga veriu.

"Me qëllim dëbimin e sërbëve nga veriu i Kosovës e Metohisë, regjimi antisërb i Albin Kurtit sot ka marrë vendim në të cilin dëshiron të vazhdojë procesin e marrjes së truallit sërb prej qytetarëve të ndershëm sërb në komunat e Lleposaviqit dhe Zubin Potokut. Ndonëse mbarë opinion publik pati mundësinë të dëgjonte pikëpamjet e qarta të pronarëve të pasurive të paluajtshme se nuk duan që askush t'u vjedhë tokën dhe të ndërtojë baza paraushtarake ilegale, si dhe qëndrimet e përfaqësuesve ligjorë, përfaqësuesve të sektorit joqeveritar dhe përfaqësuesit politikë të popullit sërb që kundërshtojnë këtë vendim antisërb, regjimi i Kurtit i inkurajuar nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, vazhdon të zbatojë planet e veta për dëbimin e sërbëve prej vatrave të tyre shekullore” thuhet në njoftimin e Listës Sërbe.

Lista Sërbe në emër të popullit sërb, u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të reagojnë urgjentisht.

“Dhe të ndalojë Kurtin nga synimi për të shkaktuar konflikte dhe kaos në veri të Kosovës e Metohisë, sepse ky është dukshëm qëllimi i tij, pasi krenohet publikisht se dëshira e tij është që të shfrytëzojë përvojat kroate për zgjidhjen e problemeve në veri të Kosovës e Metohisë, duke aluduar për spastrimin etnik të kryer në Kroaci përmes aksioneve Bljesak dhe Oluja. Populli sërb nuk do të lejojë që banditi Kurti të grabisë trashëgiminë e tyre ashtu dhe do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike, ligjore dhe legjitime kundër këtij vendimi antisërb që rrëmben hektarë tokë sërbe” thuhet nga Lista Sëerbe.