Lista Sërbe: Presim që administrata e Tramp të insistojë në repsketimin e të drejtave të njeriut dhe marrëveshjeve
Burim: Kosovo Online
Lista Sërbe uroi ne emër të saj dhe në emër të popullit sërb të Kosovës fitoren e thellë të Donald Trampit dhe zgjedhjen e tij në postin e presidentit të SHBA nën besimin se raportet e mira dhe bashkëpunimi mes SHBA dhe Sërbisë të ndërtuara në mandatin e parë të Trampit, do të përmirësohen edhe më tej.
Nga Lista Sërbe përmes Fejsbukut është shprehur besim dhe pritshmëri se pozita dhe problemet e popullit sërb në Kosovë do të jenë në fokus të mëtejshëm.
“Kemi besim se administrata e presidentit Tramp nuk do të lejojë vijimin e persekutimit sistematik të popullit sërb në vatrat shekullore në Kosovë e Metohi, si dhe të insistojë në respektimin e të drejtave bazike të njeriut dhe të drejtave politike të popullit sërb, por dhe të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara veçanërisht asaj që ka lidhje me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe” bëhet e ditur në njoftim.
Nga Lista Sërbe theksohet se populli sërb përherë ka qenë me presidentin Tramp dhe për këtë është sinqerisht i inkurajuar me këtë fitore historike.
0 komentet