Lista Sërbe: Qëllimi i “koncertit” me muzikantët shqiptarë në Mitrovicën e Veriut, është presion ndaj sërbëve
Vendimi i regjimit në Prishtinë që për herë të parë në qendër të Mitrovicës së Kosovës të organizohet “koncert“ me muzikantë shqiptarë dhe të sjellin anëtarët e Lëvizjes Vetvendosja në komunat me shumicë sërbe dhe kjo në momentin kur organizohen “Ditët tradicionale të Mitrovicës”, është pjesë e axhendës politike të Vetvendosjes me synim presionin ndaj popullit tonë, deklaron Lista Sërbe.
“Ky akt paraqet provokim të qëllimshëm me synim të qartë eskalimin e situatës dhe shembjen e paqes dhe sigurisë për qytetarët. Kjo është mënyrë e pabesë që popullit tonë t'i mohohet e drejta për mbajtjen pa pengesa të veprimtarive kulturoro-artistike e humanitare, të cilat janë pjesë e identitetit dhe traditës sonë” thuhet në deklaratë.
Lista Sërbe paralajmëron se biznesmenët kërcënohen me gjoba nëse marrin pjesë në manifestimin "Ditët e Mitrovicës", çka sikurse vlerësojnë, është presion direkt dhe tentativë frikësimi me synim mbytjen e jetës kulturore të komunitetit sërb në Kosovë.
"I bëjmë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë të ndalin planet e Kurtit, që kanë për synim provokime, rritjen e tensioneve dhe eskalimin e situatës në terren. Lista Sërbe thotë se bashkarisht me popullin tonë, do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtën për ruajtjen e kulturës, traditës dhe lirinë e tubimit dhe nuk do të lejojmë që provokimet dhe presionet të kërcënojnë mbijetesën dhe dinjitetin tonë", bëhet e ditur nga kjo parti.
Ndërkaq, në shëtitoren në Mitrovicën e Veriut, po bëhen përgatitjet e fundit për manifestimin "Ditët e Mitrovicës", e cila nis sot dhe nëkohësisht, në nisje të shëtitores montohet dhe skena për "Ditët e Xhazit të Mitrovicës", e cila gjithashtu do të mbahet në ditët pasuese ku sikurse është njoftuar, do të ketë pjesëmarrje të bandave të huaja dhe kosovare.
0 komentet