Dy festivale në Mitrovicën e Veriut-një i përgatitur nga mikpritësit sërbë dhe tjetri nga organizatorët prej Mitrovicës së Jugut
Në Mitrovicën e Veriut po organizohen dy festivale-“Ditët e Mitros” që organizohet prej mikpritësit sërbë dhe festivali i xhazit organizator i së cilës janë shqiptarët e Mitrovicës së Jugut për të cilën qytetarët nuk kanë patur dijeni për mbajtjen e tij.
Në shëtitore është vendosur skena për “Festivalin e Xhazit Mitrovica” ku aktualisht performon banda nga Mitrovica e jugut, ndërsa koncerti kryesor është planifikuar për në orën 19:00.
Para skenës janë të rinjtë pjestarë të kësaj bande xhazi, informon reporteri i Kosovo onlajn.
Vetëm disa metra më tej, kafenetë në pronësi të mikpritësve sërbë, janë të mbushura me të ftuar, ndërsa dëgjohen hite më të njohura të muzikës vendase.
Përfaqësues të qeverisë vendore disa herë kanë ardhur me kërkesë që nëpër kafene të ulet volumi i muzikës me qëllim që të dëgjohen bandat muzikore që performojnë në skenë. Situata në qytet është e paqtë por sipas opinionit të qytetarëve-është dhe komike.
Sikurse thonë, nuk e dinë se cili është qëllimi i organizimit të koncertit pa asnjë bisedim me njerëzit nëpër kafene.
Që përveç Ditëve të Mitros në Mitrovicën e Veriut përgatitet edhe ndonjë koncert, kjo ka qenë e qartë gjatë pasdites ku në fillim të shetitores u montua skena për festivalin e xhazit ndërsa përreth saj ndodheshin pjestarët e Policisë Kosovare.
Disa persona me bluza me mbishkrime “Ditët e xhazit në Mitrovocë” shpërndanin materiale promovuese që informonin që në ditët pasuese janë parashikuar koncerte të muzikantëve nga Holanda, Britania e Madhe, Turqia, Japonia, Italia, por dhe banda kosovare.
Në materialet promovuese vihej në dukje se mes mjaft sponzorëve dhe partnerëve të festivalit të xhazit, është dhe Ministria Kosovare e Kulturës, Komuna e Mitrovicës së Veriut, Misioni i OSBE, Amabsada e Austrisë në Kosovë...
Në kuadër të “Ditëve të Mitros”, deri më 12 gusht do të organizohen programe kulturoro-artistike.
Pazari me prodhime vendase, party me di-xhej të njohur dhe interpretime nga banda muzikore vendase, do të mbushin programin e “Ditëve të Mitros” ndërsa do të pasohet dhe me oferta gastronomie në stendat që ndodhen në shëtitore.







komentet