Lista Serbe: Regjimi i Kurtit vazhdon të gjuajë serbët para syve të bashkësisë ndërkombëtare
Siç thekson LS, Dragisha Millenkoviq është arrestuar sot pa asnjë provë në Graçanicë, është rrëmbyer nga familja, gruaja dhe fëmijët e tij dhe është dërguar në drejtim të panjohur pa asnjë provë për fajësinë e tij.
“Sipas recetës së vendosur, regjimi i Kurtit vazhdon të gjuajë serbët para syve të bashkësisë ndërkombëtare, e cila hesht anemikisht dhe i jep hapësirë Kurtit për të persekutuar serbët, ndërsa EULEX-i pretendon të jetë një institut statistikor që shton një nga një emrin e një serbi të nderuar në raportet e tij. Sado që me politikën e fakteve të kryera u përpoqën ta sjellin popullin serb në një situatë të pamundur mbijetese në këto zona dhe të na mësonin me këto rrëmbime, nuk do të ndalemi të luftojmë për të drejtat tona dhe të kërkojmë lirinë për vëllezërit e arrestuar padrejtësisht, faji i të cilëve vetëm është kombësia e tyre serbe”, thuhet në deklaratë.
0 komentet