Lista Sërbe: Arrestimi i Spasiqit pjesë e planit të Kurtit për të përzënë sërbët nga Kosova

Srpska lista
Burim: Facebook

Arrestimi i punonjësit të shëndetësisë Dalibor Spasiq në Jarinjë, paraqitet si pjesë e planit të Prishtinës për të përzënë popullin sërb nga Kosova, thuhet në deklaratën e sotme të Listës Sërbe dhe fton komunitetin ndërkombëtar të reagojë dhe ndalojë Albin Kurtin të shkaktojë luftë.

“Duke zbatuar planin e vet djallëzor sipas të cilit gjysma e sërbëve duhet të dëbohen në Sërbinë qëndrore dhe gjysma tjetër në kazamatët e Kosovës, regjimi antisërb i Albin Kurtit vazhdon të persekutojë sërbët në veri të Kosovës e Metohisë në sytë e mbarë bashkësisë ndërkombëtare, misionit më të madh ushtarak në Europë, KFOR dhe misionit më të madh të BE në Europë-EULEKSIT”, thuhet në njoftim.

Sot, siç thuhet në vendkalimin administrativ të Jarinjës, u arrestua Dalibor Spasiq, punonjës shëndetësor dhe familjar në prezencë të vajzës dhe të shoqes së tij kur po kthehej nga një festival fëmijësh. Regjimi i Kurtit, thuhet, përkundër thirrjeve të përfaqësuesve ndërkombëtarë, e mbi të gjitha të SHBA për të de-eskaluar situatën, përditë mundohet që përmes veprimeve të veta të provokojë reagimin e popullit sërb dhe në këtë mënyrë, të marrë konfirmimin e skenarit tashmë të përgatitur. sipas të cilit të gjithë sërbët janë kriminelë dhe terroristë dhe arsyeton shtypjen e qytetarëve dhe praninë e njësive parapolicore në veri të Kosovës.

“Pas Radosh Petroviqit, Dushan Obrenoviqit, Millun Millenkoviqit dhe Nemanja Vllashkoviqit, Dalibori është një tjetër sërb i nderuar i cili tashmë është shpallur fajtor nga ministri kosovar Sveçla, pa marrë parasysh të drejtën elementare të qytetarëve që të gjithë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet e kundërta. Kjo është diçka shqetësuese si dhe fakti që pavarësisht dhjetëra provave të pafajësisë së tyre, këta persona ndodhen në paraburgim dhe kundër tyre po zhvillohet fushatë e tmerrshme, duke filluar personalisht nga Albin Kurti, e deri te ministrat dhe deputetët e partisë së tij me të cilin të gjithë ata dhe dhjetëra sërbë të tjerë shënjestrohen në objektiva dhe gjykojnë pa prova fajësie apo procedura gjyqësore” thuhet në deklaratë.

Lista Sërbe pyet përfaqësuesit ndërkombëtarë, se sa sërbë të tjerë duhet të arrestohen për të pasuar reagim, duke theksuar se përveç tre policëve kosovarë të arrestuar, sërbët e arrestuar nuk kanë kryer asnjë krim.

“Edhe sa familjarë të tjerë sërbë duhet të arrestohen nga Kurti që të ngrini zërin dhe të kërkoni që sërbët të lirohen dhe të mbrohen nga akuzat e gënjeshtërta sepse për dallim nga të arrestuarit në Rashkë, asnjë sërb nuk ka bërë ndonjë gjë të paligjshme apo ka poseduar armë zjarri ashtu sikurse kemi parë tek policët kosovarë gjatë arrestimit”, thuhet në deklaratën e Listës Sërbe.

Ky është momenti i fundit, paralajmërohet që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë direkt dhe të pengojë Kurtin së provokuari për luftë, pasi siç thuhet, veprimet e tij do të detyrojnë të gjithë popullin sërb që të mbrohet nga sulmi i Prishtinës dhe më pas do të ishte rrugë pa kthim që asnjë një njeri normal nuk do t’a dëshironte sepse do të ishte katastrofike për të gjithë në këto hapësira.