Lista Serbe: Tirania dhe terrori i Aljbin Kurtit duhet të ndalet
Lista Serbe dënoi ashpër sulmin e sinkronizuar të kryeministrit të Kosovës Aljbin Kurtit kundër serbëve si në veriun ashtu edhe në jugun të Kosovës me qëllim të dëbimit të serbëve nga vatrat e tyre shekullore, duke theksuar se tirania dhe terrori i Aljbin Kurtit duhet të ndalet.
"Sulmet e forcave speciale të Kurtit ndaj familjeve të ndershme serbe në Hoçën e Madhe, të cilat punojnë shumë për të ushqyer fëmijët dhe familjet e tyre duke kultivuar tokën e tyre, si dhe bastisja në kopshtin e fëmijëve në Leposaviqin derisa fëmijët janë duke fjetur, janë rezultat i një fushatë sistematike kundër popullit serb, me qëllim të frikësimit, e cila ngre tensionet në këto zona edhe më shumë", thuhet në deklaratën e Listës Serbe.
Shtohet se forcat speciale të Kurtit "po shkelin bukën dhe rrushin serb me çizmet e tyre", të cilat qytetarët serbë i kultivuan me përpikëri me shpresën se do të mund të mbijetojnë në paqe dhe të jetojnë ndershëm nga puna e tyre.
Po frikësojnë fëmijët serbë me autoblinda derisa janë në kopshtin pa asnjë reagim nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.Terrori ndaj të cilit ne jemi të ekspozuar si popull në Kosovë dhe Metohi nuk mund të tolerohet më.Bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë urgjentisht dhe të ndalë çmendurinë që mbretëron në Prishtinë, e cila mund të shkaktojë kaos në këto zona.
"Duhet të ndalet tirania dhe terrori i Aljbin Kurtit, sepse veprimet dhe provokimet e tij të dhunshme me muaj të tërë po e rrezikojnë paqen dhe kjo nuk guxon të lejohet e as të heshtim", ka thënë Lista Serbe.
komentet