Dramë në Hoçën e Madhe i biri i Sërgjan Petroviqit kërcënon me hedhjen nga catia, specialet rrethojnë shtëpinë

Velika Hoča
Burim: Kosovo Online

Në Hoçën e Madhe momentlisht mbretëron një situatë e nderë pas tentativës së doganierëve kosovarë për sekuestrimin e sasisë së madhe të verës të familjes Petroviq. Një numër i madh banorësh të fshatit dhe forcave speciale kosovare, ndodhen në rrugë përballë banesës së Sërgjan Petroviq i cili ndodhet i lidhur pas shtyllës në shenjë proteste ndërkohë ë djali i tij ka hypur në catinë e shtepisë dhe kërcënon me hedhjen prej saj.

Një numër i madh banorësh janë grumbulluar qysh në orët e para të mëngjesit si akt mbështetës ndaj familjes Petroviq. Personat e grumbulluar kanë tentuar të ndalojnë policinë kosovare të tërhiqej nga sekuestroja e verës së kantinës Petroviq.

Dogana e Kosovës në mëngjes ka bërë të ditur se në Hoçën e Madhe të Orahovacit, janë zbuluar pije alkoolike pa leje dhe për këtë kanë marrë vendim në sekuestron e 42.000 litra pije alkoolike-transmeton Koha.