Lista Serbe u ka dërguar ngushëllime familjeve të serbëve të vrarë dhe policit shqiptar kosovar

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista Serbe shprehu sot, në emër të mbarë popullit serb nga Kosova, ngushëllimet më të thella për familjet e serbëve të vrarë dhe policit shqiptar kosovar në ngjarjen tragjike të djeshme në fshatin Banjskë.

Lista Serbe thotë se do të kërkojë hetim për vrasjen e së paku dy serbëve të cilët, siç theksojnë, janë vrarë gjakftohtë edhe pse janë dorëzuar.

“Pyesim komunitetin ndërkombëtar pse EULEX-i nuk mori pjesë në operacion, por vetëm policia e Kurtit? U bëjmë thirrje të gjithëve për paqe dhe vetëpërmbajtje, sepse është e nevojshme që paqja të kthehet në rrugët tona sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në këtë kuptim, ne kemi nevojë urgjentisht që KFOR-i dhe EULEX-i të vendosen në veri dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës dhe abuzimin politik të kësaj ngjarje tragjike”, ka bërë të ditur nga Lista Serbe.

Ata gjithashtu theksojnë se kanë më shumë se një vit që paralajmërojnë se regjimi në Prishtinë po ushtron presion mbi serbët dhe se situata po përshkallëzohet çdo ditë, dhe provokon reagimin e popullit.

"Shumë herë kemi kërkuar nga KFOR-i të dislokojë forcat e tij dhe të veprojë në mënyrë parandaluese, kemi kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që ta frenojë Kurtin, ne gjithmonë kemi bërë thirrje për paqe... por më kot. Fatkeqësisht, ndodhi ajo që dëshironte Kurti", përfundohet në njoiftimin e Listës Serbe.