Lista Serbe:  Vendimet e këshilltarëve në Leposaviq dhe Zubin Potok janë vazhdim i eskalimit

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Lista Serbe njoftoi se me vendimin e sotëm të këshilltarëve të kuvendeve komunale në Leposaviq dhe Zubin Potok që të paraqesin kërkesë për bashkimin e këtyre komunave në Asociacionin e Komunave të Kosovës, situata në terren vazhdon të eskalojë kundër kërkesave të serbëve, BE-së dhe SHBA-së.

Siç thuhet në njoftimin e Listës Serbe, vendimet e tilla “nga këshilltarët ilegale dhe jolegjitime të Kurtit kanë për qëllim thellimin e krizës dhe shkaktimin e tensioneve të mëtejshme në Kosovë”.

“Sikur edhe në rastin kur një vendim i ngjashëm është marrë nga këshilltarët e paligjshëm dhe jolegjitim në komunën e Mitrovicës së Veriut, ky vendim nuk është marrë në interes të qytetarëve të Leposaviqit dhe Zubin Potokut dhe konsiderohet i pavlefshëm nga të gjithë qytetarët. Ju rikujtojmë edhe një herë se serbët dhe qytetarët e tjerë në komunat serbe janë ekskluzivisht të interesuar për formimin dhe anëtarësimin në Bashkësinë e Komunave Serbe, e cila duhet të jetë një organizatë ombrellë për mbrojtjen e të drejtave kolektive dhe individuale të serbëve dhe komuniteteve të tjera, dhe jo për lojërat e Kurtit që synojnë vazhdimin e eskalimit, persekutimin e serbëve dhe konfliktet”, kanë bërë të ditur nga Lista Serbe.