Llajçak: Barrikadat hiqen përmes marrëveshjes politike dhe jo me buldozer
I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë, Mirosllav Llajçak ka thënë se mënyra më e mirë është që barrikadat në veri të Kosovës të hiqen përmes një marrëveshjeje politike dhe jo nga buldozerët transmeton REPORTERI.
Llajçak pas takimit me kryeministrin kosovar Albin Kurti ka premtuar se do te bisedojë me komandantin e KFOR dhe përfaqësuesit e Euleksit në Kosovë.
"Unë jam diplomat dhe për mua mënyra më e mirë për të hequr barrikadat, janë marrëveshjet politike dhe jo buldozerët. Kam pasur diskutim të gjate me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Detaje të cilat nuk i bëj publike pasi jam me mision dhe vizitat do të vijojnë gjatë të nesërmes në Beograd. Do takohem mbrëmjen e sotme me komandantin e Kfor dhe Euleks, për t'u njohur me vlerësimin e tyre të situatës në terren e pas kësaj të tentojmë në gjetjen e një zgjidhjeje pasi kjo nuk është gjë e mirë. Nuk mundemi të presim nga vetja të ndodhë diçka e keqe. Tensionet nuk ndihmojnë askënd dhe mendoj se askush që është normal nuk është i gëzuar me situatën në veri “, ka thënë Llajçak.
Në takimin me Kurtin ishte i pranishëm edhe i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar i cili pas takimit ka thëne se Kurtit ja ka speguar qartësisht se pret nisjen e punës për pranimin e marrëveshjes rreth Bashkësisë së Komunave Sërbe.
0 komentet