Vuçeviq: Sërbia paqësore dhe e sigurtë pasi ka ushtri të fortë
Zv/Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq me shefin e Shtabit të Ushtrisë së Sërbisë Milan Mojsilloviq kanë vizituar sot njësinë përbërëse të brigadës së Tretë Tokësore ushtarake në Kurshumli dhe me këtë rast ka deklaruar se Sërbia është e paqtë dhe e sigurtë pasi ka një ushtri të fortë e gatshme të zbatojë çdo detyrë që i ngarkohet nga komandanti i Përgjithshëm.
"Në Toplicën trime së bashku me shefin e Shtabit gjeneral Mojsilloviq dhe me drejtues të tjerë të Ushtrisë së Sërbisë, vizituam garnizonin në Kurshumli duke inspektuar gjendjen në të cilën ndodhet njësia, morali i ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve, si dhe gjendjen e pajisjeve dhe armëve", ka thënë Vuçeviq në uebsajtin e Ministrisë së Mbrojtjes së Sërbisë.
Vuçeviq ka theksuar se ky ishte rasti që të shkëmbeheshin mendimet gjatë bisedës në lidhje me planet për periudhën e mëpasshme dhe kjo nën kuadër të urdhëresave nga komandanti i përgjithshëm.
"Prej këtej u përcjell mesazh të qartë se Ushtria e Sërbisë është e gatshme të përmbushë çdo detyrë që i jepet nga komandanti i përgjithshëm, presidenti i Republikës si komandant i përgjithshëm, për ruajtjen e integritetit dhe suverenitetit territorial të vendit" ka thënë Vuçeviq.
Ai është ahprehur se Sërbia është paqësore dhe e sigurtë pasi ka ushtri të fortë.
Vuçeviq ka thënë se ushtria është mbrojtësja dhe kujdestarja më e madhe e lirisë së të gjithë qytetarëve të Sërbisë.
0 komentet