Lluçiq: Telekomi javën e ardhshme do të ankimojë fikjen e MTS në Kosovë
Drejtori i përgjithshëm i Telekom Sërbia Vlladimir Lluçiq ka thënë sot se Telekomi javën pasuese do të ankimojë fikjen e MTS në Kosovë për arsye bizarre si dhe nëse ankesa nuk miratohet, do të kërkojë nga gjykata masë të përkohshme për pavlefshmërinë e vendimit, transmeton RTV.
"Do të ankohemi për të cilën kemi të drejtë. Pritëm dy javë pasi në bazë të ligjit për disponueshmërinë e informacionit, kërkuam të dhëna se kur e kopjuan pasaportën e punonjësit tonë. Këtë nuk e shohim në asnjë dokument zyrtar dhe nuk kemi marrë përgjigje. Kështuqë supozojmë se edhe ky informacion është i pasaktë, se pretendohet se punonjësi ynë në një moment është legjitimuar me pasaportë gjatë dorëzimit të ndonjë dokumentacioni, çka është arsye absurde” tha Lluçiq për Tanjug.
Ky i fundit kujtoi se Telekom Sërbia është informuar se kompania e vet MTS në Kosovë do të fshihet nga regjistri kosovar me arsyetimin se në njëfarë mënyre kanë shkelur kushtetutën.
Lluçiq thekson se Telekom Sërbia është pronar i kësaj kompanie.
"Imagjinoni që dikush t'ju thotë se një anëtar i menaxhmentit nuk ka pasaportë të mirë dhe se për këtë duan t’a mbyllin kompaninë tuaj. Madje dhe numri i pasaportës që është vendosur nuk është i saktë", tha Lluçiq.
Ky i fundit thotë se MTS aktualisht është regjistruar në Kosovë sipas ligjeve kosovare dhe se personat përgjegjës janë të regjistruar me letërnjoftim prishtinas.
“Do t’a apelojmë javën e ardhshme me argumente të plota ligjore dhe rrugdalja e vetme për këtë e shikoj se ata duhet të pranojnë se kanë bërë gabim” ka theksuar Lluçiq.
Ky i fundit shton se egzistojnë dy arsye përse ka ndodhur kjo me Telekomin në Kosovë.
“Qysh prej ardhjes së Kurtit në pushtet, presioni ndaj sërbëve dhe të gjitha institucioneve në Kosovë është rritur, ndërsa MTS është kompania më e madhe sërbe me 250 të punësuar dhe 80 mijë përdorues të telefonisë fikse. Qysh në fillim kemi qenë halë në sy prej kohës kur ai është në krye. Arsyeja e dytë është se në të njëjtën mënyrë provoi tre muaj më parë të mbyllte median më të fortë opozitare Klan Kosova, në 'APR' e tyre, sepse në regjistrimin e tyre shkruhej, Pejë Republika e Sërbisë. Kur bashkësia ndërkombëtare u ngrit në këmbë, pati protesta të gazetarëve dhe gjykata vendosi masë të përkohshme dhe e zhvlerësoi vendimin” tha Lluçiq.
Ky i fundit tha se Kurti dëshironte të fitonte pikë duke krijuar balancë, që jo vetëm të fikë Klan Kosovën, por edhe të gjitha kompanitë e tjera me parregullsi të pretenduara dhe më në fund të zgjidhë diçka që e kishte halë në sy.
“Mirëpo, regjistrimi ynë është krejtësisht në rregull në raport me Klan Kosovën kështu duhej që në zgjidhjen tonë të shkruhej-Republika e Sërbisë, kjo është arsye bizarre-që një punonjësi ynë ka pasaportë të Republikës së Sërbisë. Nëse nuk e pranojnë ankesën, do të kërkojmë nga gjykata masë të përkohshme për ndalimin e egzekutimit, siç bëri Klan Kosova. Kështuqë kemi dy instanca ligjore. Kemi besim tek bashkësia ndërkombëtare që mbikëqyr Marrëveshjen e Brukselit ndërsa MTS ishte shembull i mirë i funksionimit të një pjese të Marrëveshjes së Brukselit” ka shtuar Lluçiq.
0 komentet