Lluçiq: Vendimi për ndërprerjen e MTS-absurd, jam i sigurt se bashkësia ndërkombëtare do të qëndrojë në krahun tonë
Drejtori i përgjithshëm i "Telekom Sërbia" Vlladimir Lluçiq ka thënë se ka besim të plotë se MTS do të vijojë punën e vet në Kosovë sepse vendimi i Prishtinës për ndalimin e aktivitetit të kësaj kompanie është absurd dhe i pabazuar në themelin e të drejtës, ashtu sikurse bashkësia ndërkombëtare do të jetë në krahun e MTS e cila përgjatë vitit respekton marrëveshjen e Brukselit.
Lluçiq për RTS ka thënë se "Telekomi" të premten mori njoftimin se ka afat 30 ditor që të çrregjistrohet nga Agjencia e Rregjistrimit në Prishtinë dhe arsyeja e kësaj, thuhet është totalisht e pazakontë, alogjike dhe absurd-pasi regjistrimi i kompanisë nuk është i saktë, sepse një anëtar i menaxhmentit ka si vendlindje në pasaportën e vet Mitrovicën e Kosovës, Sërbi, çka për Prishtinën është shkelje e Kushtetutës.
“Ky është absurd i shumëanshëm. Imagjinoni të çrregjistroni një firmë pasi një anëtar i menaxhmentit gjoja nuk e ka dokumentin e saktë... Nëse do të hynin në listën tonë të regjistrimit, do të shikonin se jemi të regjistruar siç duhet, siç shkruhet në Marrëveshjen e Brukselit dhe që personat tanë përgjegjës të kenë kartat e tyre të identitetit, por jo pasaportën”, thekson Lluçiq.
Siç shton ky i fundit, në “letrën absurde”, thuhet se MTS ka 30 ditë afat për ankesë.
“Kemi kontaktuar me të gjitha ambasadat, kemi ndihmën e plotë të shtetit, sepse nuk mund të imagjinoj ndonjë skenar tjetër përveçse të pranojnë gabimin e tyre”, thekson drejtori i “Telekom”.
Në rast se ankesa ende refuzohet, MTS mbetet të kërkojë masë të përkohshme për të parandaluar këtë vendim, për shkak të shkaktimit të dëmit të pariparueshëm ndaj kompanisë, thotë Lluçiq.
“Kemi këto dy hapa, juridikisht lokalë, me të cilët do t’a kishim penguar këtë vendim, juridikisht të pabazuar, që është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe për këtë duhet të jenë të vetëdijshëm ata që e kanë marrë vendimin”, ka theksuar ai.
Lluçiq thekson se duke fikur sinjalin e celularit për njerëzit që kanë lidhje me Sërbinë dhe fikjen e sinjalit të TV dhe internetin, faktikisht i ndërpritet një popullsie.
MTS në Kosovë ka gati 250 të punësuar, ndërsa Lluçiq thotë se njerëzit janë të shqetësuar edhe kur kontaktoi me ta gjatë vizitës para disa ditësh.
"Kam shumë besim se Telekom do të qëndrojë aty. Kemi pasur faza të ndryshme në Kosovë, na kanë ndërprerë në 2005, 2006 dhe 2007 dhe jemi kthyer sërish. Dhe këtë herë, jam i sigurt se do të qëndrojmë”, është i qartë Lluçiq.
Ky i fundit shprehu besimin se bashkësia ndërkombëtare këtë herë do të mbajë anën e tyre, sepse “Telekom” gjithë këto vite ka respektuar Marrëveshjen e Brukselit.
“Ky është test për komunitetin ndërkombëtar”, ka theksuar Lluçiq.
Ai shtoi se “Telekom” përpiqet të jetë “numri 1” në çdo territor ku operon.
“Jam i sigurt se kështu do të jetë edhe në Kosovë. Kemi qenë kandidatët kryesorë për të blerë Ipko-n, në tender dhe jam i sigurt që ose me marrjen e licencës së tretë ose me blerjen, do të jemi numër 1 në këtë territor e gjithashtu, do të punësojmë punëtorë të rinj”, tha Lluçiq.
0 komentet