Ibishi: Vizita e Bernsit në momentin e duhur, gjendja e sigurisë në Ballkan është serioze

Nuredin Ibiši
Burim: Kosovo Online

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka vlerësuar për Kosovo online se vizita e drejtorit të Agjencisë qendrore amerikane të zbullimit, Uilliam Bernsit në Kosovë vjen në një moment kritik kur është në rrezik siguria e rajonit dhe se kreu i CIA-s duhet të ketë pasur mesazhe për liderët politikë dhe se një prej tyre ishte një thirrje për të ruajtur integritetin e vendeve në Ballkan.

Ibishi beson se vizita e Bernsit erdhi në kohën e duhur, sepse siç thekson ai, situata e sigurisë në rajon nuk është më e mira.

“Kjo vizitë vjen si rezultat i një vlerësimi dhe raporti për gjendjen e sigurisë në nivel global dhe rajonal dhe ka gjasa që situata të jetë mjaft e trazuar dhe të ketë rrezik përshkallëzimin e situates, sidomos pjesa e Ballkanit në Republika Serbe, Bosnje-Hercegovinë, dhe ndarjen e paralajmëruar të Republika Serbe nga BeH dhe retorika e Dodikut për shumë vite që ai do ta bëjë këtë. Dhe gjendja në Kosovë, Mal të Zi dhe në Ballkan në përgjithësi tregon se situata është mjaft serioze. Mirëpo, kjo vizitë mund të jetë paralajmëruar zyrtarisht më herët, por mund të ketë qenë befasi për opinionin”, tha Ibishi.

Ai shtoi se “për shkak të pretendimeve të Rusisë për zgjerim gjeostrategjik në Ballkan” ekziston mundësia e një zgjerimi të konfliktit.

“Nëse gjithçka merret globalisht, thirrja e kreut të CIA-s është që të ruhet integriteti i vendeve në Ballkan dhe të respektohen të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, dhe është e sigurt se kjo është thënë shprehimisht në një nivel më pak politik, më funksional dhe të sigurisë. Këto janë mesazhe që duhet të zbatohen”, tha ai.

Ibishi gjithashtu beson se Berns kishte mesazhe të veçanta për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai thekson se Berns e nisi vizitën e tij në BeH për shkak të kompleksitetit të situatës, por edhe Kosova dhe Serbia janë në axhendë për një arsye.

“Për rrjedhojë, ishte një njoftim apo informim për të gjithë personat përmes sistemit funksional, të sigurisë, por edhe një mesazh për liderët politikë të atyre vendeve”, ka përfunduar Ibishi.