Macut: Sërbia nuk votoi pro Deklaratës në Samitin e Tiranës, paqja dhe stabiliteti nuk kanë alternativë

Đuro Macut u Tirani
Burim: Vlada Srbije/Slobodan Miljević

Kryeministri i Sërbisë prof. dr Gjuro Macut deklaroi se Sërbia sot në Samitin e Proçesit për Bashkëpunim të Europës Juglindore mbajtur në Tiranë, nuk votoi pro Deklaratës por njëkohësisht u shpreh se për Sërbinë paqja dhe stabiliteti nuk kanë alternativë dhe përfaqësojnë idenë udhërrëfyese në rrugën e rajonit tonë drejt Unionit Europian.

Macut theksoi se Sërbia është sinqerisht e përkushtuar tek dialogu me Prishtinën, e cila qysh nga nisja, ka treguar mungesë konstruktiviteti ekstrem dhe pagadishmëri për të pranuar dhe dëgjuar palën tjetër në dialog dhe sikurse theksoi, vazhdimisht prodhon dhe provokon incidente që mbajnë popullsinë e Kosovës në frikë të vazhdueshme për sigurinë e tyre.

“Duke marrë parasysh pozicionin jashtëzakonisht të vështirë të komunitetit sërb dhe faktin që Prishtina vazhdon të refuzojë përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra sipas Marrëveshjes së Brukselit, shpresojmë që angazhimi i përfaqësuesit të sapoemëruar special të BE për dialogun Beograd-Prishtinë, do të orjentohet edhe me veprime ndaj Prishtinës në mënyrë që të përmbushë detyrimet e dakordësuara”, tha Macut.

Duke folur në seancën plenare të shefave të delegacioneve, me temën “Inkurajimi i stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE”, Macut theksoi se këto qëllime mund të arrihen vetëm përmes dialogut, respektit të ndërsjelltë, vlerësimit dhe qasjes së civilizuar për zgjidhjen e të gjitha problemeve të mundshme.

Sërbia, si partnere e përgjegjshme dhe e parashikueshme, është e vendosur të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura me dialog me mirëbesim dhe në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare, theksoi kryeministri Macut, informohet nga Qeveria e Sërbisë.

Ai shtoi se anëtarësimi në BE, është angazhim strategjik dhe prioritet i politikës së jashtme të Sërbisë, nën ruajtjen e miqësive tradicionale me Rusinë, Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme, si dhe vazhdimin e politikës së neutralitetit ushtarak.

Macut shprehu kënaqësinë me faktin që Komisioni Europian, në Raportin e vet rreth Progresit të Sërbisë për vitin 2024, vlerësoi objektivisht rezultatet e deritashme në proçesin e reformave, duke shtuar se pret që vendet anëtare të BE, të mbështesin çeljen e Kapitullit 3.

Kryeministri nënvizoi se Sërbia është e përkushtuar për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, i cili kontribuon direkt në ndërtimin e besimit të ndërsjelltë, proçesin e pajtimit dhe inkurajon zhvillimin e përgjithshëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Macut shtoi se Sërbia mbështet plotësisht intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal si bazë thelbësore për stabilitet rajonal.