Makron: Dëgjuam deklarata të qarta të Vuçiqit dhe Kurtit rreth gatishmërisë për zbatimin e marrëveshjes
Presidenti i Francës Emanuel Makron ka thënë se bisedimet e djeshme me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin kosovar Albin Kurti, patën deklarata të qarta se janë të gatshëm për të zbatuar marrëveshjen.
Makron në konferencën për gazetarët pas Samitit të BE, ka thënë se drejtuesit e BE përveç luftës në Ukrainë, apo dhe gjendjes në Izrael, kanë çmuar edhe situatën në Ballkanin Perëndimor.
"Jemi marrë me Kosovën dhe Sërbinë. Kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni, kancelari gjerman Olaf Sholc, presidenti i Këshillit të BE Sharl Mishel, shefi i diplomacisë europiane Zhozef Borelli, përfaqësuesi special i BE për dialog Mirosllav Llajçak dhe unë kemi biseduar mbrëmë me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq. Patëm deklarata të qarta rreth gatishmërisë për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, si dhe për formimin e BKS në afatin më të shpejtë” ka thënë ai.
Makron tha se BE dëshiron që kjo tashmë të bëhet realitet dhe të vijojë normalizimi i marrëdhënieve.
"Dënuam sulmin e 24 shtatorit dhe kërkuam masa të qarta dhe hetim nga presidenti Vuçiq” ka thënë Makron.
0 komentet