Mali i Zi: Gjykata liron sërbin të cilin Prishtina e kërkonte pasi dyshohej për krime lufte

Crna Gora
Burim: Vijesti

Gjykata e Lartë në Bjello Polje ka lënë të lirë shtetasin e Sërbisë Zhivko Vuksanoviq (62) ekstradimin e të cilit e kërkonte Kosova, konfirmohet nga kjo gjykatë prej REL.  

Vuksanoviq ndodhej në paraburgimin e ekstradimit prej 1 tetorit dhe në bazë të akuzave kosovare ai ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile.  

Gjykata e Lartë pikë së pari më 27 tetor vendosi që Vuksanoviq të ekstradohej në Kosovë, por në të njëjtën ditë ish ministri i drejtësisë Marko Kovaç refuzoi lutjen për ekstradimin e tij.

Gazeta e Podgoricës "Pobjeda" publikoi vendimin e speguar nga Kovaç me vlerësimin se “egzistojnë dyshime për persekutim politik" dhe se është shkelur Neni 3 i Konventës Europiane për të drejtat e njeriut dhe lirisë themelore me vlerësimin se bëhet fjalë për çështje të "politikës momentale".

Pas këtij vendimi më 31 tetor Gjykata e Lartë, Vuksanoviqin e la të lirë pasi qëndroi në paraburgim në pritje të ekstradimit.

REL kujton se ky vendim është i dyti që ka ndërmarrë Kovaç në shtatë ditët e fundit.

Më herët më 26 tetor me të njëjtën bazë u refuzua që Kosova të ekstradonte Momçillo Vukotiq (61) i cili dyshohet se gjatë vitit 1999 ka kryer krime lufte në territorin e Pejës.

Kovaç këto vendime i ndërmorri në javën e fundit të mandatit të tij në qeverinë e kryeministrit Dritan Abazoviq mandati i të cilit u ndal pas zgjedhjes së qeverisë së Millojko Spajiqit më 31 tetor të këtij viti.

Vukotiq në Mal të Zi u arrestua më 25 shtator pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), në bazë të Memorandumit të mirëkuptimit mes Interpolit dhe UNMIK të vitit 2002 qëllimi i të cilës është shkëmbimi i informacioneve, urdhërave, hulumtimeve ndërkombëtare dhe rasteve kriminale.

Nga Gjykata e Lartë në Bjello Polje REL konfirmon se Vukotiq është liruar nga burgu.

Vendim për ekstradim drejt Kosovës në paraburgimin ekstradues sipas vendimit të Gjykatës së Lartë të Podgoricës, pret dhe shtetasi kosovar Ilir Berisha (48), i cili u arrestua në Mal të Zi në fillim të tetorit.

Berisha u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol UNMIK me dyshimin se në vitin 1999, ka kryer krime lufte kundër ndaj popullsisë civile në Kosovë.

Gjykata e Lartë në Podgoricë i ka caktuar masën e paraburgimit ekstradues, i cili, siç thuhet, është i kufizuar deri në marrjen e vendimit për ekstradimin e të dyshuarit në Kosovë.