Marinkoviq: Instituti për Krime Lufte është shpikje e Kurtit pa bazë ligjore
Danica Marinkoviq, një ish-gjyqtare hetuese nga Prishtina, e cila dëshmoi në Tribunalin e Hagës për rastin e Raçakut, thotë për Kosovo online se Instituti për Krimet e Luftës në Prishtinë është themeluar pa ndonjë bazë ligjore dhe vetëm me qëllim të frikësimit të serbëve që jetojnë në Kosovë ose planifikojnë të kthehen atje.
Marinkoviq thotë se mbetet të shihet nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dashur të fitojë pikë te votuesit e tij me themelimin e këtij Instituti, apo do të jetë vazhdim i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila po gjykon anëtarët e ish-UÇK-së për krimet e kryera në periudhën 1998 – 1999.
“Instituti është një institucion imagjinar, Albin Kurti dëshiron të tregojë se ka pushtet”, pohon Marinkoviq.
Ajo vlerëson se nuk ka bazë ligjore për themelimin e tij sepse ““në vitin 1998. nuk ka pasur luftë në Kosovë”.
Duke thënë se gjatë asaj periudhe ka kaluar shumë kohë në tërë Kosovën duke punuar si gjyqtare hetuese, Marinkoviq thotë se terroristët shqiptarë kanë ndërmarrë veprime, gjegjësisht kanë vrarë dhe kanë kryer krime ndaj serbëve dhe shqiptarëve që nuk ishin besnikë të terroristëve.
“Në atë kohë shteti i Serbisë përmes institucioneve të veta ka funksionuar dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të kompetencave të veta për të gjetur autorët e krimeve të tilla, për t'i ndjekur penalisht ata, madje ka pasur raste kur janë miratuar aktgjykime që kanë përfunduar ligjërisht me denime”, thekson Marinkoviq.
Në pyetjen nëse autoritetet serbe në vitin 1998 dhe 1999 i ndoqën penalisht serbët të cilët ishin të dyshuar për krime lufte, Marinkoviq u përgjigj pozitivisht.
“Procedimi është proceduar dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore për secilin autor të veprës, pavarësisht nëse është serb apo shqiptar, është bërë sipas ligjit dhe në kuadër të kompetencave. Prokuroria dhe gjykata kanë bërë punë, dhe sa i përket vitit 1999, kur filloi agresioni dhe bombardimet e NATO-s, u shpall gjendja e jashtëzakonshme, u krijuan gjykatat ushtarake dhe prokuroritë, të cilat punuan gjatë gjithë kohës që zgjati agresioni dhe ndoqën çështjet pavarësisht se kush e kreu krimin", shpjegon Marinkoviq.
Duke komentuar njoftimin se Kosova po përgatit padi kundër Serbisë për gjenocid, Marinkoviq thekson se nuk ka as “k” të gjenocidit, dhe se në Kosovë është bërë spastrimi etnik i serbëve.
“Për gjenocid nuk mund të bëhet fjalë, as nuk mund të ngrihet si çështje, e lëre më të akuzohet Serbia për një krim të tillë. Ajo që ka thënë tani Kurti dhe fakti se është formuar Instituti për krimet e kryera gjoja gjatë luftës në Kosovë dhe Metohi, me këtë duan të trembin, të krijojnë pasiguri te serbët që jetojnë në Kosovë dhe serbët që duan të kthehen në Kosovë, në vatrat e tyre”, tha ajo dhe paralajmëroi se kjo mund të prodhojë një “gjueti të serbëve” pavarësisht fakteve dhe pa marrë parasysh nëse ka dëshmi se ndonjë serb ka kryer ndonjë vepër penale, qoftë edhe vepër penale gjatë viteve 1998 dhe 1999.
Ish gjyqtarja hetuese në Prishtinë thotë se kjo “gjueti e serbëve” tashmë po ndodh për shkak se muaj më parë janë arrestuar dhe akuzuar serbët, siç pretendon ajo, pa asnjë bazë apo provë ligjore.
Si dëshmi kyçe ajo përmend faktin se po arrestohen serbët që kanë punuar në institucionet e Kosovës deri në nëntor të vitit të kaluar.
“Kanë punuar 20 vjet pa asnjë problem dhe kur ikën nga ato institucione, atëherë fillon gjuetia e serbëve dhe ata përbëjnë faktin se kanë kryer gjoja krime lufte”, thekson ajo.
Duke komentuar gjykimet e paralajmëruara në mungesë, Marinkoviq thotë se legjislacioni penal e parasheh këtë mundësi, por nuk është në dijeni se si zgjidhet ligjërisht në Kosovë.
Marinkoviq thotë se për procedura të tilla duhet së pari të plotësohen disa kushte ligjore: që autori të jetë i njohur, të jetë i paarritshëm për autoritetet shtetërore, që vendbanimi i tij të mos dihet, të mos ketë marrë ftesë gjyqësore siç duhet...
“Vetëm atëherë shkojmë në lëshimin e urdhër-arrestit, vendimmarrjen për hetimin e kryer, vendim për gjykimin e tij në mungesë dhe vetëm atëherë ndiqen penalisht personat e tillë”, thotë Marinkoviq.
0 komentet