Lukiq: Formimi i Institutit për Krime Lufte në Prishtinë nuk duhet marrë lehtë

Branko Lukić
Burim: Kosovo Online

Branko Lukiq, avokat për një kohë të gjatë në Tribunalin e Hagës, thotë se Instituti i sapokrijuar për Krimet e Luftës në Prishtinë nuk duhet të "merret lehtë" përkundër faktit se ai nuk është një organ gjyqësor, sepse mund të punojë në krijimin e një organi të përgjithshëm për pikpamjet e ngjarjeve të viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë.

“Instituti nuk është organ gjyqësor, megjithatë mund të punojë në krijimin e imazhit, mbledhjen e provave, dëgjimin e njerëzve, nuk ka kufizime që gjykata ka në aspektin e qasjes ligjore të problemit, mund të bëjnë çfarë të duan ti drejtojn, akordojnë, përgadisin... Nuk duhet që kjo të merreni lehtë”, vlerëson Lukiq për Kosovo online.

Siç thotë ai, edhe pse gjithçka synon sulme të mëtejshme ndaj Serbisë, në fund të fundit, njerëzit e thjeshtë dhe familjet e tyre paguajnë gjithmonë çmimin më të lartë.

Lukiq bën një paralele me ndjekjen penale të krimeve të luftës në Kroaci, duke thënë se ky ishte modeli me të cilin ata "pastruan vendin nga serbët" dhe se ai frikësohet se diçka e ngjashme do të ndodhë në Kosovë.

Lukiq kujton se pas përfundimit të luftës në vitin 1995, Kroacia ka ngritur rreth 25 mijë aktakuza, të cilat kanë filluar të zbatohen menjëherë pasi e kanë marrë shtetin.

"Kroacia e bëri këtë me mbështetjen e BE-së dhe Perëndimit kolektiv për vendin e saj dhe kundër serbëve. Ata bënë një punë të shkëlqyer dhe në këtë mënyrë penguan kthimin e serbëve në Kroaci", thotë Lukiq dhe shton se pret që e njëjta gjë të ndodhë edhe me komunitetin serb në Kosovë, dhe se themelimi i këtij Instituti për Prishtinën do të jetë “një nga mjetet” me ndihmën e të cilit, sikurse në Kroaci, jo vetëm që do të kontribuojnë në shpërnguljen e serbëve, por gjithashtu të parandalojë çdo dëshirë që ata të kthehen.

“Nuk e di as sa njerëz janë të gatshëm sot, me këtë situatë në Kosovë, ku në skenë është persekutimi drastik i serbëve, të kthehen fare, por është një nga mjetet, prandaj e shoh në radhë të parë si vegël e shqiptarëve për të zbrazur Kosovën nga serbët”, përfundon Lukiq.