Marinkoviq: Në Reçak ka qenë shtabi i terroristëve shqiptarë, ata u vranë aty dhe jo civilët

Danica Marinković
Burim: Kosovo Online

Hetuesja në rastin e Reçakut Danica Marinkoviq është shprehur sot se në fshatin Reçak ka qenë “baza e terroristëve shqiptarë” dhe se ata sikurse thotë, vdiqën më 15 janar të 1999 në përpjekje me forcat e sigurisë dhe jo civilët duke theksuar se për këtë egzistojnë prova materiale ndërsa Prishtina edhe sot manipulon dhe përdor gënjeshtra për këtë rast, transmeton TV Most.

Marinkoviq për Tanjug ka thënë se si hetuese atëherë ka dalë me anëtarët e grupit hetimor dhe gjetën prova në vendngjarje që dëshmojnë se në Reçak nuk ndodhi masakër ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë ashtu sikurse e paraqiti shefi i atëhershëm i misionit monitories të OSBE Uilliam Uoker.

“Në Reçak ka qenë baza e madhe dhe aty kanë qenë pjestarët e bandës terroriste që operonin nga ajo zonë duke ndërmarrë akte terroriste, pasi kanë ndodhur që janë vrarë pjestarë të policisë sërbe, ushtrisë, civilë, shqiptarë, sërbë. Atë ditën e 15 janarit të vitit 1999, policia sërbe kishte planifikuar dhe organizoi aksion antiterrorist me qëllim zbulimin dhe arrestimin e autorëve të veprave penale të terrorizmit pasojat e të cilave kanë qenë dhe vrasjet në këtë aksion antiterrorist që ishte planifikuar dhe ishte legjitim dhe legal duke vrarë pjestarët e bandës terroriste të UÇK ashtu sikurse quheshin ata. Aty kanë qenë terroristë, terroristë shqiptarë që për një kohë të gjatë operonin në këtë zonë” ka thënë Marinkoviq.

Kjo e fundit thekson se provat për këtë janë gjetur në vendngjarje më 18 janar të vitit 1999 kur pas tri ditësh mundën që të hynin në Reçak.

“Sepse më ndaluan, shtinë ndaj meje, më kërcënuan të huajt, më shantazhuan. Nuk i’u nënshtrova asnjërës prej këtyre arsyeve dhe kur hyra në fshatin Reçak, unë gjeta sasi të madhe armësh. Tonelata armatim janë shkruar, nga pushkë automatike, mitralozë, arka plot me municione, bomba dore, uniformat e tyre me shenja të UÇK. Mbarë fshati u gërmua, në llogore, ne shkuam përreth tyre dhe gjetëm një sasi të madhe plumbash të shkrehura, kishte gëzhoja. Gjetëm dhe fole mitralozi, të varrosur tek kodra, një dhomë të madhe ku gjetëm uniforma ushtarake dhe batanije”, thotë Marinkoviq.

Kjo e fundit shtoi se kjo tregon padiskutueshmërisht se ishin terroristë shqiptarë të cilët, sikurse bën të ditur, kryen shumë veprime terroriste, duke vrarë policë dhe civilë, shqiptarë dhe sërbë.

Marinkoviq deklaroi se më 18 janar, u gjetën në xhami 40 trupa dhe se, pas autopsisë në të cilën morën pjesë patollogë sërbë, bjellorusë e finlandezë, konkluzioni ishte se të gjithë vdiqën si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga armët e zjarrit dhe se nuk kishte gjurmë të ndonjë lloj masakre në asnjë prej trupave.

“Çka do të thotë se Uoker paraqiti një të pavërtetë, një gënjeshtër të paturpshme, skenar të paramenduar, çka u nevojitej për t'u shërbyer si arsye që ne pas kësaj të na bombardonin me shpejtësi, të ndërmerrnin agresion”, tha ajo.

Duke i’u referuar faktit se, pas provave të paraqitura, Tribunali i Hagës tërhoqi çështjen e Reçakut nga aktakuza kundër ish-zyrtarëve të RF të Jugosllavisë dhe Sërbisë, Marinkoviq theksoi se kjo ishte një fitore dhe se Prishtina ende dhe sot po tenton të përhapte gënjeshtra për Reçakun.

"Në Hagë, ra çështja e Reçakut nga aktakuza dhe asnjë sërb nuk u akuzua apo të jetë dënuar për të", theksoi Marinkoviq dhe tha se si dëshmitare mbrojtëse e Sllobodan Millosheviqit, tha të vërtetën dhe paraqiti fakte dhe prova.

Tha se nuk ka provë më të fortë sesa kur hetuesi kryen hetim në vendngjarje dhe në terren dhe mbledh prova materiale sikurse bëri ajo dhe tha se këto prova i paraqiti në Hagë.

Duke i’u përgjigjur pyetjes se si e shikon aktakuzën e ngritur nga prokuroria në Pristinë në fund të vitit të kaluar ndaj 21 personave në mungesë për krime të dyshuara kundër popullsisë civile në Reçak, Marinkoviq thotë se nuk është asgjë e re nga ana e tyre dhe se është gjithashtu një nga manipulimet, ku përdoren gënjeshtra.

Theksoi se në këtë aktakuzë nuk ka asgjë që të jetë e saktë.

"Pata mundësinë të lexoja një pjesë të asaj aktakuze. Në të nuk ka asnjë gërmë të vetme që është e saktë, pale më fakt apo ngjarje apo ndonjë provë që t’a kenë bashkëngjitur. Ata në këtë aktakuzë fillimisht bëjnë të ditur e cila është e pasaktë, se ushtria më parë bombardoi fshatin", tha Marinkoviq.

U shpreh se nuk është e saktë që ushtria bombardoi fshatin dhe shtoi se qëndroi në Reçak për tre ditë dhe se nuk pa asnjë shtëpi të dëmtuar, pale më të shembur.